Shkruan : Reisul Ulema Shaqir Ef. Fetahu
Nē Winterthur të Zvicrës të dielën pêrjetuam një ambijent tē veçantë. Ndodhi inaugurimi i Xhamisë – Qendrës shqiptare.
Ishte një vepër e përkryer si për nga pamja e jashtme, poashtu edhe për nga dizajnimi i saj.
Ne të shifet vetëdija e lartë e besimtarëve dhe besimtareve tona. Kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre: vullnetin, dëshirën, idenë, punën, pasurinë dhe gjithçka të shtrenjtë për ta.
Pleq e të rinjë, fëmijë, nëna dhe motra të lumtur, të buzqeshur, të gëzuar për veprën e tyre madhore në emër të Zotit të madhrishëm.
Tek ata shihej qartë ndjenja dhe vetëdia se xhamia reflekton synimet e tyre për t’i besuar Krijuesit të tyre, për të mësuar më të bukurën për veten e tyre, fëmijët dhe familjet e tyre.
Ata e shohin ate si qendër e edukimit shpirtëror dhe moral të vetëdishëm për të vënë në shërbim tē Zotit, paqês, solidaritetit dhe njerëzimit në përgjithësi. Me këtë synim paluhatshëm do jenë pjesë e pandarë e shoqërisë zvicrane, ku ju është dhënë hapsirë për të vepruar, angazhuar, dhe për të dhënë më të mirën në këtë shoqëri.
Ata janë të bindur se në te do të mbrohet shpirtërorja, besimi, tradita, kombëtarja, njerëzorja, dinjiteti, integritetit dhe integrimi në shoqëri për t’u ngritur në të gjitha sferat e jetës së tyre.
Xhamia e bukur me të gjitha kushtet për ta paraqitur rizgjim dhe inspirim për vatanin e tyre, për gjuhën, traditën, kombin, besimin dhe ruajtjen e tyre me fanatizëm duke ia përcjellur gjeneratës së re, për të dhēnë përgjigje pyetjeve fundamentale të mbihetesës origjinale: Kush janë? Nga vijnë? Kush është besimi dhe tradiat e tyre? Çka duhet bërë për t’u ruajtur identiteti i tyre fetar e kombëtar? dhe shumë çështje tjera.
Xhamia do i mësoi se integrimi nuk është asimilim e as tjetërsim, por është urtësi, dije, ngritje profesionale në të gjitha sferat, pjesmarrje në zhvillim e përparim, përcjellje e rrjedhave, duke mbrojtur vlerat shpirtërore dhe kombëtare.
Sepse kështu na do Zoti.