AKTUALE

Taravari dhe Mickoski për vizitë në poliklinikën “Idadia”

Banner

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot do ta vizitojë poliklinikën “Idadia”, ku është vendosur një aparat i ri për rezonancë magnetike.
Aparati është blerë me mjete financiare nga Shtëpia e shëndetësore – Shkup në vlerë të përgjithshme prej 83.455.500 den. Siç theksohet në informacionin nga shërbimi për shtyp i qeverisë, aparati është në funksion nga 17 korriku i këtij viti.

“Aparati për rezonancë magnetike nga pikëpamja mjekësore përfaqëson një kulm në diagnostikim që ofron pamjen më të mirë, vizualizimin e një imazhi përfundimtar dhe të detajuar të organeve të brendshme dhe indeve të buta, një metodë joinvazive, pa dhimbje, që përdor rrezatim jojonizues dhe është një avantazh mbi të gjitha diagnostikimet tjera në radiodiagnostikë. Terminet krijohen në një turn nga ora 7:30 deri në orën 13:30, por është planifikuar hapja e termineve me dy turne. Pas vënies në përdorim të aparatit të rezonancës magnetike, janë përcaktuar gjithsej 476 termine për incizim”, qëndron në kumtesën.Zhurnal.mk

Banner

Related posts

Kurti tregon se çfarë përfitojnë familjet që investojnë në energji efiçiente

admin

Athinë, një bombë shpërthen jashtë zyrave kompanisë së hekurudhave

Gjyla Halili

Java e pestë e trajnimit në AZGj, trajton temën “Njohja e gjuhës dhe e terminologjisë profesionale, parakusht për përkthimin e specializuar”

admin