AKTUALE

Komuna e Kërçovës strehon 30 familje rome në banesa të reja. Projekti u mbështetë nga programi IPA Fonde të BE,së…

Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me Shoqatën për Iniciativë Qytetare nga Prilepi që realizojë projektin i cili është mbështetur nga fondet e Bashkimit Europian IPA, pas tre vitesh përpjekjesh i dhanë zgjidhje njërës nga problematikat më të rëndësishme të aspektit social, që lidhet me kushtet e vështira në të cilat jetonte komuniteti romë në lagjen “Prilepska”, apo në afërsi të pazarit të kafshëve në Kërçovë. Lajmi i përfundimit të 30 banesave në lagjen Ivanidoll, komunitetit romë ju bë i ditur zyrtarisht në ambientet e Këshillit të Komunës së Kërçovës nga përfaqësues të IPA Fondeve , Shoqatës për Iniciativë Qytetare dhe nga përfaqësues të Komunës. Vetë Kryetari Dehari në pamundësi të jetë prezent fizikisht e përshëndeti këtë ngjarje drejtpërsëdrejti “online”, nga Zvicra përmes platformës skype. Ku në fjalën e tij duke shpreh ndjenjën e gëzimit për finalizimin e banesave sociale, ai falenderojë përzemërsisht të gjithë bashkëpuntorët e tij me të cilët jetësojë këtë vepër humane, ndërsa banorëve të rinjë të komunitetit romë ju uroj ti gëzojn me shëndet këto banesa së bashku me pjestarët e familjeve të tyre. Me realizimin e këtij projekti jo vetëm që do sistemohen me banim familjet në nevoj të komunitetit romë, por dhe do ti jepet mundësia Komunës që në të ardhmen lagjen “Prilepska”, ta shëndrrojë në një park e lokacion për rekreacion. Hapsira të cilat bashkë me lumin që kalon aty pranë mund të këthehet në një shetitore çlodhëse për qytetarët!

Banner

Related posts

Vëllezërit Berisha marin pjesë në inagurimin e shtatores së heroit të kombit Gjergj Kastrioti Skenderberu

Gjyla Halili

Mickoski: Partia më ka autorizuar që të nominojë emra të rinj, që do të zëvendësojnë ata që shkuan në përqafimin vee Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Komuna e Drenasit kërkon veprime urgjente për furnizimin me ujë, paralajmëron masa ligjore ndaj KRU “Prishtina”

Gjyla Halili