AKTUALE

Seancë ndërqeveritare dhe takim kokë më kokë Mickoski-Orban

Takimi i përbashkët ndërqeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë do të mbahet sot në Ohër, pasi paraprakisht kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban do të kenë takim kokë më kokë.
Kryeministri hungarez, i cili e kryeson delegacionin qeveritar, prej ditës së djeshme qëndron për vizitë në vendin tonë.

Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën Shën Mëiar, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, si dhe kryeministrat e të dy vendet do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Ciril dhe Metodi në Ohër.

Në Ohër po merren masat e nevojshme të sigurisë, ndërsa është paralajmëruar regjim i përkohshëm i qarkullimit për lëvizjen e sigurt dhe të qetë të delegacionit nëpër qytet dhe rrethinë. Ndalohet ndalimi dhe parkimi i automjeteve në rrugët “Ilindenska” dhe “Kosta Abrash”, dhe derisa automjetet e delegacioneve janë në lëvizje, bulevardet “Turistiçka” dhe “Iluministët maqedons”, rrugët “Abas Emin” dhe “Ciril dh Metodi” do të mbyllen përkohësisht për trafikun”, si dhe rruga rajonale Ohër – Shën Naum.

Janë zhvendosur edhe automjetet nga parkingjet në bulevardin “Turistiçka” dhe “Kosta Abrash”, “Car Samoil” dhe në Keji “Maqedonia”.

Related posts

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 14 gradë

Gjyla Halili

Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri, RMV nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

admin

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Gjyla Halili