Duke dëgjuar fjalimin e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, të shkon mendja te qindra dhe mijëra të rënë në luftën e armatosur e çlirimtare kundër robërisë shekullore serbe!
Duke dëgjuar fjalimin e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, të shkon medja te Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit, te ata që me vetëdije absolute e dhanë gjakun e Tyre për Popullin, Atdheun dhe Kombin, që të jetonte i lirë dhe i pavarur nga Serbia pushtuese!
Duke dëgjuar fjalimin e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, të shkon mendja te ikonat e mëdha kombëtare, por edhe te të gjithë shokët e bashkëvepritarët e Tij, heronjtë e kombit, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fadil Vata, Fahri Fazliu, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Xheva Lladrovci, Abedin Rexha, Ilaz Kodra, e shumë të tjerë, të rënë në luftën kundër regjimit pushtues gjakatar serb!
21 Shtatorin e vitit 2024, Stublla në kuadër të Manifestimit, Letrar, Kulturor e Shkencor, Takimet e Dom Mikelit 2024, nuk do ta harrojë kurrë!
Stublla, ky fshat i lavdishëm e origjinal shqiptar, për herë të parë, ishte mikëpritës i veprimtarit ilegal të luftës për liri kundër ish-Jugosllavisë, të pakapshmit Ali Ahmeti, heroit të gjallë shqiptar, njërit prej bijëve më besnik e më të mëdhenj të kombit tonë e të çështjes kombëtare!
Fjalimi i drejtuesit të lartë të LPK-së, i njërit prej themeluesve kryesor të UÇK-së, Kryekomandantit e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetarit të BDI-së e Liderit të Frontit Europian, Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti në Stubëll, do të mbetet në histori, do të kujtohet përgjithmonë, si një kryefjalimet e Tij më të mëdha, të mbajtura për çështjen kombëtare në Kosovën e Lirë e të Pavarur nga Serbia pushtuese!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, gjatë falimit të Tij historik në Stubllën e lashtë të Malsisë së Shkupit, përballë Tij kishte nikoqirët, Dom Lush Gjergjin, Dom Dodë Gjergjin, Dom Fatmir Koliqin, Kryetarin e Komunës së Vitisë Sokol Halitin, Ish-Presidentin e Kosoves, Prof. Dr. Fatmir Sejdiun, Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, ish-Kryeministrin e Kosovës e Ramush Haradinaj, Komandantin e Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ahmet Isufi, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, Kryetarin e Bashksise Islame të Vitisë Husamedin Hoxhën, shkrimtarin Besnik Mustafaj, Komandantet e UÇK-së Anton Çuni e Fadil Hadërgjonaj e shume të tjerë personalitete ish- te burgosur politk, intelktual atdhetar e intelektual të profileve të ndryshme!
Fjalime të tilla, sikur ai që e mbajti atë ditë shtatori në Stubëll, Lideri i Kombit Ali Ahmeti, i duhen vendit dhe të ardhmes, sepse ate ditë Ai rikujtoi dhe porositi se: “…pa u falë gjaqet, s’niste lufta, pa nisë lufta, s’vinte liria, pa u bërë paqa, s’ndërtohet ardhmëria…!
“…Dhe në fund e dëgjuam përfundimin e fjalimit historik, se:”… këtij proçesi, duhet, t’i hyj, me një angazhim, shumë të fortë, Tirana, Prishtina e Shkupi, të ndërtojmë bashkë, të ardhmen, të ardhme në Bashkim Europian, dhe në miqësi të përhershme me Ameriken…!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Shtator 2024!