AKTUALE

Valmir Aziri: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra Propozim ligjin për kulturë e tërhoqi shefi i kualicionit Vlen- Hristian Mickovski

Reagim!
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra
Propozim ligjin për kulturë e tërhoqi shefi i kualicionit Vlen- Hristian Mickovski

Sekretariati për Kulturë pranë Bashkimit Demokratik për integrim reagon ashpër lidhur me manipulimin dhe gënjeshtrat që kualicioni Vlen, respektivisht zëvendësministri i kulturës Sedat Sulejmani u bëri punonjësve të Ansamblit të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV dhe të gjithë artistëve, tash tre muaj!
Pas anulimeve të të gjitha konkurseve me 28 qershor dhe 5 korrik nga kjo qeveri monoetnike dhe lënjes në rrugë të 33 punonjësve- artistë të ansamblit shqiptar dhe shumë artistëve në institucione të tjera për shkak të skadimit të kontratave pesë vjeçare të punës, zëvendësministri i kulturës Sedat Sulejmani manipuloi dhe gënjeu publikisht se së shpejti do të bëhen ndryshimet në ligjin për kulturë që punonjësit me kontrata pune pesë vjeçare të punësohen me vendime të përhershme pune, pra me kohë të pacaktuar!
E vërteta është që ky ligj u përgatit në qeverinë e kaluar nga BDI, e morën të gatshëm, e propozuan në Kuvend me datë 13 gusht- seancë që u anulua! Me datë 16 shtator sërish u caktua seanca e komisionit për kulturë në Kuvend që të miratohet ky ligji me procedurë të përshpejtuar! Këtë ligj përfundimisht e tërhoqi shefi i kualicionit Vlen, kryeministri Hristian Mickovski, me datë 18 shtator dhe tani bien në ujë të gjitha akrobacioneve politike të atyre që janë duke shkatërruar të gjitha institucionet kulturore!
Kur nuk keni takat për punë të mëdha, së paku mos bëni politikë me gënjeshtra e mos manipuloni me artistë se na turpëruat!

Related posts

Qeveria vendosi: Emir Sulejmani drejtor gjeneral në Drejtorinë e librave amë

admin

E pabesueshme: Asnjë anëtar i “Grupit të Zjarrit” nuk i gëzohet rejtingut të Ali Ahmetit dhe BDI-së

admin

Prurje të reja në VLEN – Gostivar

Gjyla Halili