AKTUALE

DREJTORESHA E KMBFGR OLIVERA TRAJKOVSKA VIZITOI BFI-NË

Banner

Sot 17.09.2024 Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai priti në takim Olivera Trajkovskën, drejtoreshën e re të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilën e shoqëronin këshilltarët e saj, z. Petar Petkovski dhe z. Besim Memedi. Reisul Ulemai falënderoi për vizitën dhe e uroi për emërimin e saj në këtë detyrë dhe i dëshiroi punë të mbarë dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes dy institucioneve.
Edhe z-nja Trajkovska falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen dhe tha se Komisioni është për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë që kanë me BFI-në si një nga institucionet më të rëndësishme fetare në vend për të dëshmuar se roli i fesë është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos te gjeneratat e reja. Ndër pikat që gjithashtu u biseduan, ishte edhe implementimi i lëndës së etikës fetare në sistemin arsimorë- shkollat fillore, në klasat e ulëta.
Takimi përfundoi me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëjetesë së mirë mes komuniteteve si vlera të larta që kontribuojnë në afrimin e vendit drejtë anëtarësimit në BE. Reisul Ulemanë në këtë takim e shoqëruan, sekretari i përgjithshëm i BFI-së, H. Irsal Ef. Jakupi, shefi i kabinetit, dr. Abdulkerim Ef. Iseni, drejtori i sektorit fetarë-arsimor, Mr. Fejzulla Ef. Sadiki dhe z. Fati Azizi referent i çështjeve administrative.

Banner

Related posts

“E keni bërë Kuvendin si fushë futbolli”, Bexheti kritikon Gashin për mungesë të Rregullores së re të Kuvendit

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj vëzhgon nga afër punimet në gjimnazin e Tuzit: Investimi në dije dhe arsim është investim në progres dhe përparim të atëdheut dhe kombit tonë

Gjyla Halili

Albian Sinishtaj, emërohet drejtor i SHPK “Komunale”-Tuz

Gjyla Halili