Me rastin e Mevludit, Ditëlindjes së Muhamedit a.s., më 14.09.2024 (e shtunë), BFI–Myftinia e Tetovës, organizoi manifestim fetar.
Në këtë manifestim morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Myftiu Alifekri ef. Esati, ish kryeimami, Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kolegët nga Myftinia, profesorët nga Medreseja “Isa Beu”, zv. imami i xhamisë, hfz. Muadh ef. Asllani, hoxhallarët e Tetovës dhe rrethinës, si dhe një numër i madh i xhematit.
Programi filloi pas namazit të akshamit të cilit i priu ish Myftiu i Tetovës, Alifekri ef. Esati. Para xhematit u prezantua një program i pasur fetaro-kulturor nga kori i Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga disa hoxhallarë të Tetovës me rrethinë.
Programin të cilën e moderoi, Mr. Xhemil ef Sadiki, filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë nga imami i Xhamisë, Hz. Omer Reçicë e Vogël, Hisen ef. Hasani dhe vazhdoi me ilahi, kaside dhe pjesë nga mevludi i respektuar.
Myftiu i Tetovës, për hir të kësaj nate mbajti fjalën e rastit, ku foli mbi vlerën dhe rëndësinë e kësaj nate si dhe xhematit ua uroi Mevludin, Ditëlindjen e Muhamedit a.s., duke e lutur Allahun Fuqiplotë, që personaliteti i tij të jetë mostër dhe shëmbëlltyrë për të gjithë besimtarët mysliman.
Para se të bëhet duaja, u lexua ashere nga imami i Xhamisë së Madhe fsh. Çellopek, hfz. Besir ef. Limani, kurse duanë e këtij manifestimi e bëri referenti për arsim fetar, Mr. Xhemil ef. Mehmeti, ndërsa në namazin e jacisë priu referenti për arsim fetar, hfz. Abdurahim ef. Murati.
Këshilli i Xhamisë për mysafirët kishte përgatitur edhe një koktej rasti.
previous post