AKTUALE

NANA STANË BËHET EDHE SIMBOLIKA E NËNË SHQIPËRISË

Një shkrim i mrekullueshëm, nga autori mendjeprehtë, luftëtari i lirisë, ilegali e organizatori i Lëvizjes Çlirimtare, Ismet Sylejmani!

Edhe mënyra e artikulimit, edhe koha e porosia janë të duhura, të ngërthyera mrekullisht, që këtë shkrim e bënë “mehlem për varr”, e analog me porosin e atdhetarëve të mëdhenj nga koha e Rilindjes Kombëtare; ” Qoftë mallkue kush qet ngaterrime në mes vllazën, shoq me shoq, tuj përça me flakë e shkrime, çka natyra vet përpoq” (Ndre Mjeda)!

Kjo porosi, vie e bëhet më madhështore, me figurën e Nanës Stanë, e cila nuk di me i nda djemtë e Saj, prej djemëve të tjerë të lirisë, që bashk si vëllëzër ishin vënë në ballë të luftës për liri!

Nana Stanë bëhet edhe simbolika e Nënë Shqipërisë, mëmëdheut, por Nana Stanë, bëhet edhe porosia e duhur, sidomos në këtë kohë, ku na shpërfaqen dukuri tejet të dëmshme e të paduhura…

Nana Stanë, është Nanë e të gjithë çlirimtarëve, andaj çlirimtarët e vërtet, as nuk e hetojnë e as nuk e pranojnë dallimin e, as ndasinë!

Derisa, në shkrimin e në zonën e autorit të nderuar, Nana Stanë, mund të trajtohet si fenomen, ose autori përmes fenomenit, gjakon të theksojë dukurinë; Kjo, në zonën tonë është dukuri, sepse patëm plot Nana Stane, andaj autori me shkrimin e Tij del i fituar, fillimisht për tematikën e, pastaj edhe për mënyrën e shtjellimit e mbi të gjitha, për POROSINË!

Respekt për Nanën Stane, dhe gjitha Nanat Shqiptare!
Respekt për autorin që me sensin e Tij, kap të tilla finesa e përmes tyre na mrekullon!

Dr. Gani Morina,
Prishtinë, 14.09.2024!

Related posts

Fatmir Dehari përshëndet vendimin që Kërçova të jetë vendi shënimit të 80 vjetorit të Kryqit të Kuq

Gjyla Halili

Demiri : Po ta kisha pezulluar drejtorin e toksikologjisë para zgjedhjeve, do ta kishit kuptuar si një fushatë politike

Gjyla Halili

Bdi nis reformat e brendshme, Faton Pollozhani emërohet UD i Kryetarit të degës së Bdi-së në Strugë

Gjyla Halili