AKTUALE

Vilson Sinishtaj: Jehona e bashkimit do të ringjallë triumfalisht edhe Gucinë, Forumi Shqiptarë do të sjellë një Guci që vepron, punon dhe frymon shqip

Strategu politik i shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Amerik, atdhetari i shquar Vilson Sinishtaj, nëpërmjet një postimi në fb ka bërë thirje gjith shqiptarëve me të drejt vote në Guci që të votojnë shqiptarët e bashkuar, të votojnë numrin 2, për Gucinë shqiptare.

“Dita e nesërme do të jetë një nga ditët më të rëndësishme dhe vendimtare në historinë bashkëkohore të Gucisë, sepse kjo tokë autoktone shqiptare ka mundësinë të kthehet në origjinalitetin e vetë dhe që shqiptarët e Gucisë të jenë Zot shtëpie të vendit të vetë, dhe kjo mund të realizohet vetëm duke votuar për shqiptarët e bashkuar, për Forumin Shqiptar!”- ka theksuar Sinishtaj.

Ja postimi i plotë:

Të dashur vëllezër dhe motra,

Dita e nesërme do të jetë një nga ditët më të rëndësishme dhe vendimtare në historinë bashkëkohore të Gucisë, sepse kjo tokë autoktone shqiptare ka mundësinë të kthehet në origjinalitetin e vetë dhe që shqiptarët e Gucisë të jenë Zot shtëpie të vendit të vetë, dhe kjo mund të realizohet vetëm duke votuar për shqiptarët e bashkuar, për Forumin Shqiptar!

Siç vepruan në të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët, pushtetet joshqiptare sistematikisht shtypen të drejtat themelore të popullit shqiptar, duke çuar në braktisjen e detyruar të tokave shekullore shqiptare, duke i lënë bashkëkombasit tanë pa shpresë për një të nesërme më të mirë, duke i lënë pa kushte ekonomike, duke i lënë pa jetë. Por ashtu siç e konfirmuam në Malësi në mars të vitit 2019 që kur shqiptarët janë të bashkuar, nuk ka forcë që mund t’i ndalojë, ashtu do ta dëshmojmë edhe nesër se uniteti i shqiptarëve thyen çdo pëngesë!

Jehona e bashkimit do të ringjallë triumfalisht edhe Gucinë. Jehona e Forumit Shqiptar do të sjellë zhvillim, progres dhe prosperitet. Jehona e Forumit Shqiptar do të sjellë një Guci që vepron, punon dhe frymon shqip!

Të nderuar bashkatdhetarë, e nderuara diasporë e Gucisë, të nderuar qytetarë të Gucisë me banim të përkohshëm në vende të tjera, sidomos ju në Dardani, nesër të gjithë së bashku, le të votojmë për numrin 2, për shqiptarët e bashkuar, për Gucinë tonë Shqiptare! ✌️🇦🇱

Related posts

Fillon Projekti për implementimin e sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të dhënash

Gjyla Halili

Sela u bën thirrje qytetarëve: Dilni shprehni vullnetin tuaj, vendosni vetë për fatin tuaj

Gjyla Halili

Komuna e Çairit me borxh mbi 7 milionë denarë ndaj Higjienës Komunale Shkup

Gjyla Halili