AKTUALE

ISH KRYETARI I DIJANETIT PROF DR MEHMED GORMEZ VIZITOI BFI-në

Sot 13.09.2024, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, për vizitë në BFI priti ish kryetarin e Dijanetit të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Mehmed Gormez, tani drejtor i institutit për mendimit islam. Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetain i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën dhe biseduan për shumë tema që janë në interes të muslimanëve, sidomos e falënderoi për vendimin e tij për ndërtimin e xhamsë në Tophanë të Shkupit, derisa Gormez ishte në detyrën e kryetarit të Dijanetit. Edhe Gormez falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe e njoftoi për Institutin që tani drejton dhe tha se në të veprojnë studentë, magjistra dhe doktorantë nga 30 vende të botës islame dhe kanë bashkëpunim me shumë institucione shkencore në botë. Gjithashtu, Gormez shtoi se kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me fakultetet islame në Sarajevë dhe Prishtinë dhe shprehu dëshirë që këtë ta bëjnë edhe me Fakultetin e shkencave islame në Shkup, me qëllim të bashkëpunimit dhe forcimit të institucioneve shkencore në Ballkan. Në këtë takim, Reisul Ulemanë e shoqëruan sekretari i përgjithshëm i BFI-së, H. Irsal Ef. Jakupi, muftinjtë e Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe Shtipit, dr. Qenan Ef. Ismaili, Dr. Selver Ef. Xhemaili, H. Sabahudin Ef. Zendeli dhe Mr. Nasir Ef. Rexhepi si dhe përgjegjësi për marrëdhënie me Republikën e Turqisë në BFI, z. Nizam Reshit dhe drejtori i vakëfit, mr. Fehmi Ebibi.

Related posts

Menduh Thaci -Kërkesat që i ka Fronti për ndryshimet kushtetuese do ti lëvizim shumë shpejt

Gjyla Halili

75 vjet NATO/ Petrovska: NATO garantuese e pavarësisë dhe sovranitetit të RMV-së

Gjyla Halili

ALI AHMETI, UNË GJENERAL MALIQ NDRECA, JAM ME TY

Gjyla Halili