AKTUALE

Agron Dedivanaj: “Vota për Forumin Shqiptarë do të ndryshojë rrjedhën e historisë dhe do të hap dyert e prosperitetit për Gucinë”

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Amerikë Agron Dedivanaj, ka bërë thirje gjith shqipatrëve që jetojnë jasht vendit dhe atyre që jetojnë në Guci që të votojnë Forumin Shqiptarë me numër 2, që Gucia të frymojë shqip.

“Gucia, si tokë shekullore shqiptare, meriton t’i kthehet vetvetes dhe të udhëhiqet nga partitë shqiptare, për të avancuar jetën e bashkatdhetarëve tanë në ato treva dhe për të shumëfishuar projektet e rëndësishme ekonomike dhe zhvillimore në dobi të qytetarëve”- tha shkruar Dedivanaj.
Ja postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Jemi në prag të zgjedhjeve lokale të Komunës së Gucisë, të cilat si asnjëherë më parë do të jenë historike dhe vendimtare për ndryshimin e fatit të Gucisë. Ashtu siç ndryshoi Malësia në vitin 2019 me unitetin dhe bashkimin e partive shqiptare, ashtu edhe më 15 shtator Gucia do të nisë rrugën e zhvillimit dhe përparimit, pas fitores së partive shqiptare, pas fitores së Forumit Shqiptar.

Gucia, si tokë shekullore shqiptare, meriton t’i kthehet vetvetes dhe të udhëhiqet nga partitë shqiptare, për të avancuar jetën e bashkatdhetarëve tanë në ato treva dhe për të shumëfishuar projektet e rëndësishme ekonomike dhe zhvillimore në dobi të qytetarëve.

Neglizhenca shumëvjeçare e pushteteve joshqiptare ka sjellë kushte shumë të këqija ekonomike dhe migrime të mëdha të bashkatdhetarëve tanë, ndaj vota për Forumin Shqiptar më 15 shtator do të ndryshojë totalisht rrjedhën e historisë dhe përfundimisht do të hapë derën e prosperitetit për Gucinë tonë.

Të dashur vëllezër e motra me të drejtë vote në Guci dhe që aktualisht jetoni jashtë vendlindjes, shtëpisë dhe vatrës suaj, ju ftojmë të vini të votoni për të ardhmen e familjeve tuaja, për të ardhmen e kombit tonë.
Të votojmë që Gucia të frymojë shqip, të votojmë numrin 2 – të votojmë për shqiptarët e bashkuar! ✌️🇦🇱

Agron Dedivanaj,
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”

Related posts

Me këtë truk do të freskoheni për një minutë

admin

Pas Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

admin

Vatra promovoi veprën “KOSOVA, Sovraniteti vs Integriteti” të Ambasador Arben Çejku

Gjyla Halili