Sot më 11.09.2024 në mbledhjen e Rijasetit të BFI-së u votua emërimi i Mafiz ef. Rustemit përfgjegjës në sektorin për diaspor pranë BFI-së.
Ai vjenë në këtë detyrë pasi që drejtori parparak i sektorit për diasporë Dr. Hfz. Selver Xhemaili më 08.11.2023 u emërua Myfti i Myftinisë së Tetovës.
MAFIZ RUSTEMI është i lindur më 15.01.1985 në fshatin Trebosh të Tetovës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje.
Shkollën e mesme e kreu në Medresenë “Isa Beu”, Shkup (1999-2003).
Ka kryer institutin “ Nil” të gjuhës arabe në Kajro të Egjiptit. (2003-2004)
Fakultetin e Shkencave Islame e ka filluar në Kajro, në Universitetin e “Az-harit”, fakulteti Usulu ed Din” deri në vitin e dytë, (2004-2006) dhe për shkaqe ekonomike detyrohet të kthehet, ndërsa dy vitet e fundit i ka përfunduar në Prishtinë, në Fakultetin e Studimeve Islame, (2007-2009).
Është duke magjistruar në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë, programi: “Studimi i Islamit në kontekstin Europian”.
Fillimisht ka punuar si imam i përkohshëm, në qytetin Biel/Bienne të Zvicrës.
Katër vite ka qenë imam në xhaminë e Dardanisë në qytetin e Tetovës (2013-2017).
Pesë vite ka shërbyer si imam në “Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane” (2017-2019, 2021-2024) në Kenosha, Wisconsin, Amerikë.
Ka marrë pjesë në shumë, tribuna, seminare dhe panele të ndryshme, si në vend ashtu edhe jashtë vendit.
Krahas gjuhës shqipe, është njohës i gjuhës Arabe, Angleze, Maqedonase, shërbehet edhe me gjuhët Gjermane dhe
Serbo-Kroatishte.
I martuar dhe baba i tre fëmijëve.