AKTUALE

U MBAJT MBLEDHJE E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI-së

Sot në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup u mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI-së. Në këtë mbledhje Rijaseti debatoi në bazë të rendit të ditës, ku mes tjerash u diskutua për parapërgtitje për Haxhin 2025; për projektin e jetimëve; akreditimin e Medresesë dhe çështje tjera që janë në kompetencë të Rijasetit.
Mes tjerash, Reisul Ulema, informoi Rijasetin me aktivitetet në mes dy mbledhjeve, me theks të veçantë bashkëpunimin e BFI-së me botën islame, duke theksuar se tashmë BFI është faktor kryesor në rajon dhe me gjerë dhe kjo dëshmohet me ftesa për pjesëmarrje në shumë Konferenca ndërkombëtare dhe rajonale të organizuara nga Organizatat relevante të botës islame dhe me këtë është konsoliduar lidhja institucionale mes BFI-së dhe organizatave të ndryshme botërore të vendeve islame.
Rreth projektit të jetimëve, u kërkua nga Muftinitë të përshpejtojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve, sepse aplikimi në sistemin e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë ka filluar. Ndërsa nga ne kërkojnë aplikim sa më të shpejtë dhë të kompletuar me dokumentacionin e duhur.
Rreth akreditimit të Medresesë “Isa Beu”, drejtori i saj informoi se tashmë procedurat lidhur me akreditimin janë në fazën e fundit. Nga ana jonë janë bërë të gjitha procedurat e kërkuara nga Ministria e arsimit për shkollat e mesme publike.
Rijaseti unanimisht si përgjegjës të jetës fetare në diasporë emëroi Mr. Mafiz Rustemin.

Related posts

Rrugës për Prizren/ Halili: Në qytetin e historive të mëdha, për shpalljen Qytetar nderi të Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Dita Kryengritjes/ Arsovska: Të vazhdojmë përkushtimin për dinjitet dhe kushte më të mira të jetesës

Gjyla Halili

“’Aktivisti’, databaza famëkeqe e patronazhistëve”, BIRN: Si funksionon mekanizmi i krijuar nga socialistët, përdoruesit në garë për sa më shumë pikë

admin