Gruaja shqiptare e fshatit Peshter, Nënë Stana Gashi!
Gjatë luftës se UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut, sikur edhe në të gjitha zonat tjera të luftës në Kosovë, nënat shqiptare ishin ato që na pritën e na përcjellën, na shtruan sofrën e na dhanë bukë dhe na bekuan e na uruan të dilnim fitimtar kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë pushtuese!
Nëna Stanë, është nëna e tre ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi!
Nënë Stana, është Nënë e 11 fëmijëve, 8 djem dhe 3 vajza!
Bashkëshorti i saj, i ndjeri Nue Gashi, Ajo dhe e tërë familja e saj, ishin në shërbim të luftës së UÇK-së!
Pas ofansivave të Zhegocit dhe Marecit, në fund të muajit Prill 1999, bashkë me 6 bashkëluftëtar, u nisëm për t’u kthyer e për të vazhduar luftën në Malsinë e Zhegocit!
Gjatë rrugës u ndalëm në fshatin Peshter në familjen e Nue Gashit, në shtëpinë e ushtarëve të UÇK-së, bashkëluftëtarëve tanë Filipit, Fatmirit e Marjanit!
Aty na priti me shumë bujari e respekt Nënë Stana!
Kjo Nënë e madhe shqiptare, pas orës 1 të natës na priti me buzqeshje, por e merakosur për fatin tonë, sepse e dinte por edhe shihte, se ne ishim të armatosur me automatik, bomba e armë të tjera, na përgaditi ushqim, na e shtroi sofrën e bukës!
Për mua ishte hera e parë që gjatë luftës së UÇK-së, priteshim me aq mikpritje bujare nga një familje katolike shqiptare!
Pjesmarrja direkte edhe e familjeve katolike shqiptare, djemëve dhe vajzave të tyre, në luftën e armatosur çlrimtare të UÇK-së, ishte sinjal i qartë, se lufta jonë po merrte shtrirje të nevojshme dhe të domosdoshme, kundër Serbisë pushtuese, por gjithashtu ishte sinjal, se edhe fitorja e luftës tonë po afrohej dhe se ishte e pashmangshme!
E dashura Nënë Stana, të dashur bashkëluftëtarë Filip, Fatmir por edhe Ti Marjan, që je larguar nga Atdheu dhe je duke punuar në Kroaci, Ju meritoni më shumë, Shteti i Kosovës së lirë e të pavarur, por edhe Kombi, kanë obligim dhe detyrim të madh ndaj familjes Tuaj, sepse përfshirja Juaj në luftën e armatosur çlirimtare, ashtu sikur edhe shumë familjeve katolike shqiptare, anë e mbanë Kosoves, ishte fitore direkte kundër propagandës fashtise e kriminale serbe, se UÇK ishte me platformë arabe e ekstreme islame, se ishte antiperndimore dhe anti euroatlantike!
Fitorja mbi Serbinë pushtuese me luftën e UÇK-së, me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, u bë realitet, Kosova u çlirua përfundimisht dhe tani është e lirë dhe e pavarur!
Isha i lumtur që pas 25 viteve e takova Nënë Stanën, në moshën 77 vjeçare, në fshatin Peshter, në shtëpinë e saj, në të njejtën dhomë, ku para dy dekada e gjysmë, na kishte pritur dhe përcjellur me ngrohtësi e bujari prej Nëne heroinë, prej Nëne të vërtetë shqiptare!
Faleminderit Nëna Stanë, që na ke pritur e na ke percjellur sikur djemt tuaj, Filipin, Fatmirin e Marjanin, ushtar me armë në dorë në UÇK!
Faleminderit Nënë Stana, buka, djersa dhe mundi Yt, ashtu sikur edhe lufta e djemve Tuaj, por edhe e qindra dhe mijëra ushtarëve që e derdhen gjakun lumë, dhe shumë nga ata janë Heronjë e Dëshmorë të Kombit, bënë realitet fitoren kundër pushtuesve serb dhe tradhëtarëve shqiptar!
Ishte knaqësia ime e madhe që të takova bashkë me djemt Tuaj e bashkëluftëtarët tanë Filipin e Fatmirin dhe vajzën Tënde e nipin Tënd!
Nëna Stanë, jetë të gjatë e të lumtur, shendet e suksese, Ty e familjes Tënde, nga zemra ju uroj!
Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Shtator 2024!