KOSOVË

Aksident i rëndë në Slloveni, të paktën tre të vdekur

Banner

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin slloven, ku raportohet edhe për viktima.

Në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin kanë humbur jetën së paku tre persona.

Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.

Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00, shkruan 24ur.

Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim.

Banner

Related posts

Do të doja të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Gjuajtje me armë në Beograd, mes të lënduarve një shtetas i Maqedonisë! Mësohet identiteti

admin

Lajm i rëndë! Vdes reporteri i luftës, Haqif Mulliqi

admin

Leave a Comment