AKTUALE

Dedivanaj dënon manifestimin e shovenistëve serb me flamur e mesazh provokues

Agron Dedivanaj, Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”, ka reaguar ndaj ekspozimeve shoveniste serbe në Malin e Zi, duke theksuar se “ëndrrat janë falas”.

Vetëm një turmë huliganësh dhe shtresa më primitive e një shoqërie mund të vijë në Malësi dhe të kërkojë konflikte nderetnike, ka shkruar Dedivanaj.

Postimi i plotë:

Një thënie popullore thotë se “ëndrrat janë falas”, duket se nacionalistët dhe shovinistët serbë e kanë marrë seriozisht këtë fjali dhe ende po ëndërrojnë në mënyrën më vulgare diçka që kurrë nuk ka qenë e tyre. Ata e dinë mirë këtë gjë, e dinë që Kosova është shtet i pavarur, e dinë që Malësia është vend autokton shqiptar, e dinë që shqiptarët janë populli më i vjetër autentik në Ballkan, ata i dinë të gjitha këto, por shpirti i tyre i zi i detyron të përdorin kërcënime primitive me qëllim të shkaktimit të konflikteve civile . Duke ndjekur shembullin e idhujve të tyre, rusëve, ata do të donin të shihnin një luftë të vazhdueshme në këto treva, por duket se kanë harruar se ata kanë humbur çdo luftë që kanë marrë pjesë deri tani!

Vetëm një turmë huliganësh dhe shtresa më primitive e një shoqërie mund të vijë në Malësi dhe të kërkojë konflikte nderetnike. Por mesa duket hija e Ded Gjon Lulit dhe Çun Mulës, edhe nga varri, i trembi dhe këta “trima çetnikë”, të cilët aq u trembën sa që vetëm e shkrepen një fotografi dhe menjëherë e hoqën flamurin dhe iken, si e kan edhe zakonin!

Hordhitë çetnike duhet të jenë të vetëdijshme se shqiptarët janë unik dhe nuk do të lejojnë të ndodhë kurrë më diçka si ajo që ndodhi në ditën e sotme para 18 vitesh, kur shqiptarët u akuzuan si terroristë dhe përmes një procesi të montuar politik u abuzuan dhe torturuan në mënyrat më brutale dhe monstruoze. Heret a vonë, drejtësia do të trokasë në derën e atyre që janë përgjegjës për këtë dhunë.

Shqiptarët e 9 shtatorit të vitit 2006 nuk ishin terroristë, “faji” i tyre i vetëm ishte se janë shqiptar, ndërsa terroristët e vërtetë janë ky grup kriminelësh nga fotoja e mësipërme, ku shtrohet pyetja a do të reagojnë tani shteti dhe organet policore për provokim dhe nxitje te dhunës? A do ta marrin flamurin dhe “mjetet e komunikimit” per ti fotografuar si prova per krime?

Agron Dedivanaj,
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”

Related posts

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh aksin Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin, Rama: Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit

admin

Lirohet gazetari Furkan Saliu, shumë kolegë e pritën para stacionit policor

Gjyla Halili

Një lajm tjetër i madh për qytetarët e Komunës së Plavës, Gjeloshaj siguron 27 milion euro buxhet për vitin 2025

Gjyla Halili