Për herë të parë në Guci, janë bashkuar partitë politike shqiptare, me këtë rast, Nik Gjeloshaj, lideri i Forumit Shqiptar, ka ftuar qytetarët e Gucisë ta votojnë numrin 2, në zgjedhjet që priten të mbahen.
Kryetari i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj ka theksuar se “Mos i humbisni dhe shpërdoroni votat dhe të drejtën e zgjedhjës duke rënë pre e strukturave që nuk e duan bashkimin e shqiptarëve, sepse këto “episode keqdashëse” janë vetëm sezonale, të krijuara me qëllim për të përçarë dhe ndarë shqiptarët, ku nga 15 shtatori ata do të jenë atje në vendin ku e meritojnë”.
Ftesa e z. Gjeloshaj:
Në Guci u bashkuan të gjitha partitë shqiptare, që në mënyrë të unifikuar, ta zhvillojmë këtë komunë dhe ta përmirësojmë situatën politike dhe ekonomike të shqiptarëve.
Të gjithë deputetët e vërtetë shqiptarë janë unik në mbështetje të bashkimit të shqiptarëve në Guci. Në këtë bashkim, shqiptarët e Gucisë do të kenë mbështetje të madhe nga pozitat ekzekutive që kemi në Qeveri si dhe nga ana e drejtorive shtetërore të udhëhequra nga kuadrot e Forumit Shqiptar. Ky bashkim për Gucinë dhe shqiptarët ishte dhe është shumë produktiv, fitimtar dhe i dobishëm, ku vlen të theksohen rreth 4 milionë euro të investuara direkt nga Drejtoria për Investime Kapitale e drejtuar nga z. Esmin Beqaj, dhe jo vetëm kaq, por çdo vit e më shumë përmes kësaj drejtorie si dhe pozitave ekzekutive, do të rrisim investimet, projektet dhe iniciativat zhvillimore në Guci.
Këto investime ishin për tu dëshiruar për këtë komunë, e cila ishte e lënë pas dore nga strukturat joshqiptare, ndërsa pika e ktheses e cila ka sjellur dritën e zhvillimit është pikërisht momenti i faktorizimit të shqiptarëve përmes Forumit Shqiptar.
Ftoj të gjithë shqiptarët në Guci të votojnë për bashkimin e të gjitha subjekteve shqiptare dhe të rrethojnë numrin 2, që të vazhdojmë faktorizimin, integrimin, fuqizimin, përparimin dhe zhvillimin e shqiptarëve. Mos i humbisni dhe shpërdoroni votat dhe të drejtën e zgjedhjës duke rënë pre e strukturave që nuk e duan bashkimin e shqiptarëve, sepse këto “episode keqdashëse” janë vetëm sezonale, të krijuara me qëllim për të përçarë dhe ndarë shqiptarët, ku nga 15 shtatori ata do të jenë atje në vendin ku e meritojnë.
Qytetarë të Gucisë, vëllazërisht tani dhe përherë, votoni numrin 2, votoni Forumin Shqiptar – për bashkimin dhe avancimin e kombit tonë, për përparimin e Gucisë, me qëllim që fëmijët tanë të kenë kushtet më moderne për të krijuar familje, për të punuar, për tu zhvilluar, për të mësuar dhe për të jetuar – në vendlindjen dhe oxhaqet e tyre, në Gucinë tonë shekullore!
Së bashku për Gucinë – Forumi shqiptar
Nik Gjeloshaj
Forumit Shqiptar