AKTUALE

HAFËZ EMIN ef. DEMIRI në mënyrë solemne e pranoi titullin Hafiz i Kuranit Fisnik

Sot, 06.09.2024, në Xhaminë e fshatit Neproshten u bë duaja e Hifzit të hafëz Emin ef. Demirit.
Hfz. Emin Irfan Demiri u lind më 17.03.2007
Hifzin e filloi 08.01.2021 ndërsa e përfundoi 31.08.2024 te muhafidhi Abdurahman ef. Asllani.
Provimin e hivzit e kaloi me sukses mes datave 02.09-04.09.2024 para komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Tetovës i përbërë nga Hfz. Ibrahim ef. Alija, Hfz. Ekrem ef. Hasani dhe Hfz. Idris ef. Osmani.
Në këtë soleminitet të veçantë morën pjesë myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpuntorë, prodekani i FSHI-së Prof. Dr. Muaz Agushi, delegacioni i Rijasetit të BFI i udhëhequr nga drejtori i sektorit fetaro-arsimor Mr. Fejzullah Sadiki, drejtori i sketorit për kulturë dhe shkencë Mr. Musanif Rufati, drejtori i sektorit të vakufeve Mr. Fehmi Ebibi, myftiu i Muftinisë së Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi.
Në emër të Rijasetit dhe Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetahit të pranishmit i përshëndeti dhe e uroi hafizin e ri Mr. Hfz. Fejzulah Sadiki. Ndërsa Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili mbajti fjalën e rastit.
Duanë e hifzit e bëri Idris ef. Idrizi.
Mualimit dhe hafizit të ri nga ana e Rijasetit iu dhurua nga një hedije ndërsa nga Myftinia e Tetovës hafizit të ri iu dhurua një laptop.
Mirënjohje për muhafidhin Adurahman ef. Asllani.
All-llahu e ndihmoftë hafizin e ri në vazhdimin e studimeve islame.

Related posts

Microsoft Office 365 now has 120 million business users

admin

Ish-medresantët vizituan Reisul Ulemanë.

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MER PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË KAIRO ME FTESË TË MINISTRIT TË RI PËR ÇËSHTJE FETARE PROF. DR. USAMEH EL EZ’HERIJ

Gjyla Halili