AKTUALE

25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovë sot mbush 25 vjet nga themelimi i saj.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës sot mbahet porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), ceremonia qendrore në hotel “Emerald”, Prishtinë, si dhe aktivitete tjera.

Banner

Related posts

Kërcënimi për dialogun, Osmani kritikohet për gjuhë jodiplomatike

admin

Padrejtësitë dhe manipulimet  me punësimet në Ansamblin Nacional Shtetëror Shqiptar !

Gjyla Halili

Organizatat europiane: Mjedisi mediatik në Shqipëri mbetet sfidues

admin