AKTUALE

Shoqatat shqiptare të Malësisë në Amerikë ftojnë qytetarët të bëjnë donacion për shtatoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shoqatat “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Michigan”, “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë”, kanë ftuar qytetarët të bëjnë donacion nëpërmjet faqes së donacioneve për shtatoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut që do të vendoset në Tuz.

Le të bëhemi së bashku pjesë e historisë kombëtare dhe të kontribuojmë për të ndriçuar të ardhmen tonë, thuhet në ftesën e shoqatave atdhetare të Malësisë në Amerikë.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,
Shoqatat “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Michigan”, “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë” së bashku ju bëjnë me dije se dita e fundit për të kontribuar për ndërtimin e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është 1 tetori. Numri i madh i donacioneve të deritanishme na dëshmon dhe siguron se populli ynë me vlera të mëdha kombëtare do të kontribuojë me përkushtim në grumbullimin e shumës së nevojshme për ndërtimin e kësaj përmendoreje madhështore. Çdo ditë e më shumë po i afrohemi realizimit të ditës kur në Tuz do të shkëlqejë drita e përjetshme, pra dita kur do të përurohet solemnisht shtatorja e Atit të kombit tonë, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Bazuar në bisedat e vazhdueshme me skulptorët ekselent, jemi të lumtur që gjithçka po ecën në mënyrën më të mirë dhe me ritme të përshpejtuara. 28 Nëntori do të jetë një ditë krenarie atdhetare, lavdie dhe gëzimi, ndaj ju njoftojmë edhe një herë se deri më 1 tetor, përmes mbështetjes monetare dhe humanitare, mund të kontribuoni në realizimin e kësaj vepre, e cila do të mbetet në librat e përjetshëm të historisë së kombit tonë, dhe këtë gjë mund ta bëni shumë thjesht duke klikuar në këtë link http. gofund.me/8b715bab
Le të bëhemi së bashku pjesë e historisë kombëtare dhe të kontribuojmë për të ndriçuar të ardhmen tonë!

Related posts

Podkast INFORMALE: Si t’u ndihmohet familjeve me fëmijë autik?

Gjyla Halili

SBASHK: Mbështesim mediat, sulmet e Qeverisë ndaj gazetarëve ka kohë që kanë nisur

admin

Fronti Europian/ Ahmeti: Nga Lëvizja Studentore për një front të bashkuar, të mos shkojnë poshtë gjaku dhe mundi i shqiptarëve

Gjyla Halili