Shkruan: Fikret Lulanaj
Iliriani është bir i Petit dhe Verës Camaj. Pasardhës në shtëpinë e Gjeto Kol Ucit , e cila njifet në mbarë Malsi për virtyetet më të mira njerzore. Është vëlla i dy voglusheve, Shpresës dhe Albanës. Nëse në mërgim kërkon një familje tipike malsore e cila kultivon në votrën e vet cilësitë më të mira kombtare; mikpritjen, patriotizmin, dashurinë për gjuhë e komb të vet, patjetër eshte Votra e Petit Camaj. Peti dhe Vera në shenjë dashurie të madhe për komb e atdhe jo vetëm se fëmijët e vet i emruan me emra të bukur shqiptar, por në çdo aspekt njerzor me sukses edukojnë fëmijët e vet se si duhet kombi e atdheu i vet.
Në vitin 2016 Petin dhe Verën, Zoti i begatisi me lindjen e djalit. E emruan me emër Ilirian. Djaloshi u rrit duke degjuar gjuhën shqipe, duke degjuar histori për burra kombtar, duke degjuar përralla nga eposi kombtar. Por mbi të gjitha u rrit duke degjuar këngët nga axha i vet Lindoni Camaj i cili si pak ndonjë këngatar kënaqi zemrat me zërin e tij melankolik duke i kënduar Malësisë, rinisë, flamurit, kombit, shqiptarizmit.
Iliri përveç këngës dallohet si fëmijë shembullor, i dalluar në shkollë dhe ndër shok, në fudboll, karate , bejzboll….
Nëpër përvjetore e festa kombtare që dijaspora organizon në Detroit, Ilirijani ka filluar që me këngën e vet të kënaq shpirtin e gyrbetqarve. Me këngë atyre ju siell pranë; vendlindjen, dashurinë për atdhe, krenarinë e të qënit shqiptar. Këtë verë Iliriani edhe në Malësi zhduki kufijtë me zerin e vet ëngjëllor. Kënaqi shpirtin e të pranishmëve në hapjen e Shtëpisë Muze të Çunmulës. Por edhe në disa aktivitete në Tuz. Posaçerishte Ilirjani u bë shumë i dashur nëper rrjete sociale dhe ku kënga e Tij u bë hiti i kësaj vere në Malësi.
Padyshim se Ilirjani do të vazhdoj të rrisë Malësin, popullin e Saj, kombin dhe mërgatën, me sukseset në jetë e posaçerishtë në muzikë.