AKTUALE

Mexhiti takoi ministrin e mbrojtjes Pirro Vëngu

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, e ka përmbyllur me një takim miqësor, e konstruktiv me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

“Gjatë takimit, diskutuam për bashkëpunimin strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dy vende fqinje dhe aleatë në NATO, me marrëdhënie të forta dhe të konsoliduara.

Analizuam gjendjen aktuale të bashkëpunimit tonë politik dhe ushtarak, duke vlerësuar se duhet që këtë bashkëpunim ta çojmë në një nivel më të lartë dhe dinamik. Diskutimi u përqendrua në sfidat që kemi përpara, veçanërisht në kontekstin e modernizimit të forcave tona të armatosura dhe përmbushjes së standardeve të NATO-s, me synimin për të forcuar kapacitetet tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, riafirmuam përkushtimin tonë për rrugen drejt integrimit euroatlantik të të dyja vendeve, me qëllim që në një të ardhme të afërt të përparojmë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian!”, deklaroi Mexhiti.

Banner

Related posts

Do të hiqet muri në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair

admin

Rokas: Të gjithë së bashku dhe me reformat do të ndërmarrim hapin vendimtar për t’u bërë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian

Gjyla Halili

BDI: Mirëpresim faktin që, institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit!

Gjyla Halili