AKTUALE

Aliu: Do të ketë mungesë të teksteve shkollore për gjuhët e huaja

Zv. ministri i Arsimit, Lulzim Aliu bëri të ditur se tekstet shkollore nxënësit deri në klasë të gjashtë janë siguruar sipas konceptit të ri ndërsa, për klasat 7,8,9 janë tekstet sipas programit të vjetër.

Aliu bëri të ditur se për gjuhët, janë siguruar tekstet për gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, ndërsa mungesë ka për atë frënge, gjermane dhe angleze.

“Tekstet shkollore për klasat e para deri te e gjashta sipas konceptit të ri janë të siguruara, janë të shtypura dhe është procesi i distribuimit të tyre ndërsa klasa e 7,8,9 do të vazhdojnë me tekstet sipas programit të vjetër që po ashtu janë të siguruara dhe është procesi i shpërndarjes.

Tekstet e gjuhës amtare, siç është gjuha maqedonase për nxënësit me mësim në gjuhën maqedonase, gjuha shqipe për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe, gjuha turke për nxënësit me mësim në gjuhën turke, këto tekste shkollore janë siguruar por, siç mund të jetë gjuha frënge, angleze, gjermane se për këto nuk i shkruajnë autorët vendas por autorë të huaj”, tha Aliu në “Daily Click”.
Sa i përket deklaratës se ministres së Arsimit ku tha se, gjuhet e huaja mund të mësohen edhe nga serialet, Aliu tha se nuk dëshiron ta argumentojë ose ta mbrojë por, deklarata e ministres mund të jetë lapsus ose e keqkuptuar.
Aliu njoftoi se ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës në gjuhën shqipe në Çashkë. Ai shtoi se në Çashkë, përveç mungesës së objektit shkollor, ka edhe mungesë të kuadrit të mësimdhënësve.

“Aty lindin dy probleme, njëri problem është i mospasjes së hapësirës së objektit shkollor dhe problemi tjetër është, mospasjes së kuadrit mësimdhënës në gjuhën shqipe. Sa i përket pjesës së objektit mund të ju njoftoj se javën e kaluar, në ministri ka kaluar, në rebalancin e buxhetit janë ndarë mjetet për ndërtimin e objektit shkollor dhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës, ministri paraprak, kanë arritur që kanë nënshkruar një marrëveshje trepalëshe, për ndërtimin e një objekti modular shkollor”, tha Aliu.

Related posts

Drejtori Festim Halili ka njoftuar për thirrjen e re të Fondit për Inovacion!

Gjyla Halili

ALI AHMETI PËR NGUSHËLLIME NË DEVAJË TË VITISË

admin

Ekskluzive/ PDSH dhe Menduh Thaçi zyrtarisht largohen nga Fronti Europian

Gjyla Halili