AKTUALE

Gjelaj vlerëson lart kontribuesin e madh atdhetar Mark Nikollë Pjetrushin Lulgjuraj

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka pritur në takim veprimtarin e shquar Mark Nikollë Pjetrushin Lulgjuraj, personalitet i shquar në komunitetin shqiptar në Amerikë, kontribues i madh për kombin.

Në një postim në fb, Gjelaj ka vlerësuar lartë mysafirin dhe kontributin e tij për Tuzin dhe më gjerë.

Postimi i z. Gjelaj:

🇦🇱 Kisha kënaqësinë të prisja Mark Nikollë Pjetrushin Lulgjuraj, një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitet, i cili gjithmonë ka qenë pranë nevojave të Malësisë. Mark Lulgjuraj ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve të tij, duke kontribuar në shumë aspekte.

Shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të zotit Lulgjuraj dhe rëndësinë e individëve si ai, të cilët me përkushtimin e tyre i japin komunitetit mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm.
Në këtë takim, diskutova gjithashtu iniciativa të reja për të përmirësuar më tej jetën në Malësi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet lokale.

LGJ

Banner

Related posts

Rama: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë, suksesi do jetë kapërcim historik për ekonominë e Shqipërisë

admin

Qendrat e urgjencës/ Incidenti në Haraçinë: Dy të plagosurit jashtë rrezikut për jetën!

Gjyla Halili

Mickoski paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeveri pas ristrukturimit partiak

Gjyla Halili