AKTUALE

BDI: Tetova e Gostivari fundosen në borxhe, Kasami e Taravari garojnë se cili po e bën vazalin më të mirë te Mickoski

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se gjendja në Komunën e Gostivarit dhe Tetovës është për keqardhje që siç thotë, janë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe, përcjell TV21. BDI përmendi borxhet e dy komunave dhe siç tha, kryetarët e komunave nuk merren me borxhet por garojnë mes vete se kush po e bën vazalin më të mirë tek shefi i tyre, Mickoski.

“Është për keqardhje gjendja në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, duke qenë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe.

Me një borxh mbi 100 milionë euro, Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet kapitale në këto komuna.

Banner

Related posts

Tërmet i fortë në Greqi, autoritetet evropiane lëshojnë paralajmërim për cunami

Gjyla Halili

Lladrovci: Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut

Gjyla Halili

Prokurori shtetëror nuk është më i paprekshëm – Këshilli merr kompetencë të kërkojë shkarkimin e tij

Gjyla Halili