AKTUALE

FILLOI KONFERENCA NË KAIRO –  REISUL ULEMA REALIZOI PARAQITJEN E TIJ NË SEANCËN E PARË

Sot më 25.08.2024 filloi Konferenca ndërkombëtare në Kairo të Egjiptit e organizuar nga Ministri i vakufit dhe Kryetar i asamblesë më të lartë për çështje fetare të Egjyptit Ekselenca e tij Prof Dr. Usameh El Ez’herij.l

Në këtë konferencë marrin pjesë mbi 60 vende nga e gjithê bota, ku në mes tyre mer pjesë Kryetari i BFI e RMV H. hfz.Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga u.d. myftiu i Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili dhe drejtori për marrëdhënie me Lindjen e Mesme H. Ismet ef. Ademi.

Pas hapjes së Konferencës nga Ministri Prof. dr. Usameh El Ez’herij dhe personaliteteve të njohura, menjëherë filloi seanca e Parë e Konferencës, ku Reisul Ulema bëri paraqitjen e tijë me temë: ‘Gruaja – Shtyllë e formimit të familjes dhe shoqërisë së shëndoshë”.

Seancën e udhëheqi alimi i mirënjohur botëror, ish myfti i Egjiptit Shkëlqësia e tij Prof dr. Alij Xhum’a.

Sot do të realizohen 3 seanca nga 8 të planifikuara

Banner

Related posts

24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Çdo ndërtim në Tetovë është i egër, ashtu si udhëheqsia në ikje

Gjyla Halili