AKTUALE

Ky është personi që u vra te parkingu në “Mavrovka”

Personi i vrarë te parikung në QT “Mavrovasja”, është Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitelmont, shkruan Alsat.

Ai u vra sot nga të shtënat me armë nga një person, i cili sipas dëshmitarëve, fillimisht ia hapi bagazhin e makinës, ku ia mori një pako, e pastaj shtiu mbi të.

Eftimov, ishte i shoqëruar nga një grua kur ndodhi rasti, derisa ambulanca pas disa minutave edhe bëri konstatimin e vdekjes së tij.

Policia tashmë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, derisa kanë treguar se edhe një person tjetër është në kërkim.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje ende./ Alsat.mk

Banner

Related posts

Kryetarja e Shkupit alarmon: Destabilizim i qëllimshëm dhe kaos i afërt

Gjyla Halili

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

Gjyla Halili

Taravari: Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë

Gjyla Halili