AKTUALE

VMRO: Gjykatësi Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë

Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor, i cili e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga VMRO.

Nga partia thonë se gjyqtari Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar.

“Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i hapur kështu rrugën për arratisje. Pajaziti e dinte se Ramadani sipas të kaluarës dhe përvojës së tij mund të arratisej, por përkundër kësaj ai me vetëdije e vendosi në arrest shtëpiak”, thonë nga VMRO.

Sipas tyre, synimi i Pajazitit për t’i dhënë mundësi Blerim Ramadanit për t’u arratisur është i dukshëm.

“Pajaziti duhet të përgjigjet dhe fillimisht të shkarkohet nga pozita e tij gjyqësore”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.

Banner

Related posts

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit mbi Izraelin.

Gjyla Halili

Arbana Pasholli pjesë e Konferencës Globale të Grave Deputete të IPU-së në Beograd

Gjyla Halili

Disha: Kasami mashtron qytetarët e Tetovës – Fakturat e mbeturinave në Xhepçisht ende vijnë nga 1.200 denarë

Gjyla Halili