AKTUALE

Gashi e ka njoftuar MPB-në se do të shkojë në një dasmë në Kosovë

Kuvendi njofton se kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar Ministrinë e Brendshme se so të udhëtojë në Kosovë.

Duke marrë parasysh pretendimet jokorrekte dhe tendencioze të mediave të caktuara në lidhje me udhëtimin e djeshëm të Kryetarit të Kuvendit, konsiderojmë të nevojshme të informojmë opinionin për faktet e mëposhtme: Kryetari i Kuvendit shoqërohet me sigurim 24/7, siç e kërkon ligji. Ky detaj sigurie funksionon rreptësisht brenda kuadrit ligjor dhe ndjek të gjitha protokollet e kërkuara nga shteti. Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit së bashku me familjen e tij ka udhëtuar për në shtetin fqinj, Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme.”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

BDI-Dega Çair akuzon për ndërtime të paligjshme

Gjyla Halili

Drejtori Goce Dimovski mbajti ligjëratë në Kursin e 53-të Rajonal të UKIM dhe UNCTAD

Gjyla Halili

E rrahën të bijën, prindërve nga Shkupi u merret e drejta për përkujdesje

Gjyla Halili