AKTUALE

RUSIA, SERBIA DHE DISA SHTETE TJERA ABUZONIN ME INTERPOLIN❗️

Shkruan: Pr. Dr. Agim Nuhiu

Ata që i kanë përcjellë zhvillimet në Interpol, në organizatën ndërkombëtare policore të përbërë nga 194 vende, e dijnë se Rusia ka shkaktuar zemërim kur kërkoj arrestimin e kundërshtarëve të Kremlinit. Nga abuzimi rus pësoi edhe Bill Browder, një financier i lindur në Amerikë, i cili u mbajt në Spanjë pas një kërkese për arrest nga Rusia!

Zemrime të tilla janë shkaktuar edhe me Kinën për shkak të abuzimit me sistemin e njoftimeve Interpol. Edhe Turqia dhe Irani është prekur nga ky spektër, që Interpolin e kanë shfrytëzuar për qëllime autoritare!

Zemërimi ndaj Interpolit arriti kulmin në 2018, kur një rus me lidhje të ngushta me pushtetin e Putinit, Aleksandr Prokopçuk pritej të zgjidhej në krye të Interpolit edhe pse përpjekja ruse në këtë përzgjedhje dështoi. Në krye të Interpolit u zgjodhë një kandidat nga Korea e Jugut! Të kishte ndodhë e kundërta, Putini do të merrte kontrollin e plotë të Interpolit!

Në kontekst të këtij zemërimi, ka shpresë gjjthësesi sepse në ndërkohë po bëhet fushatë për të pezulluar Rusinë nga Interpoli krejtësisht. Nga viti 2014 u vendosi të zgjidhen problemet me abuzimin e Interpolit duke u angazhuar një ekip prej rreth dyzet ekspertësh për të shqyrtuar urdhrat e arrestit para se të lëshohen për ekzekutim! Para dy vitesh vetëm 1,465 fletë arreste u hodhën poshtë ose u anuluan përpara publikimit, krahasuar me gati 70,000 fletë arreste të vlefshme! Baza e të dhënave të Interpolit ka mbi 100
milionë dosje policie dhe pothuajse 16 milionë kērkime në ditë!

Opinioni i gjërë e ka në menorien e tij dy kapjet më spektakolare nga Interpoli: kriminelin e luftës në Bosnjë, Radovan Karaxhiç dhe vrasësin serial francez Charles Sobhraj!

Në spiralen e zemërimit dhe shpresës është për shqetësim fakti që Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka nisur një iniciativë për hapjen e Byrosë Rajonale të Interpolit në Beograd, e cila është miratuar nga qeveria serbe në fillim të 2024, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjes së sigurisë. Po të ndodhë kjo, atëherë Juridiksioni i Byrosë Rajonale të Interpolit në Beograd, e cila do të ishte e shtata në botë, do të përfshinte vendet e Evropës Juglindore.

Serbia disa herë e ka shfrytëzuar Interpolin për qëllime larje hesapesh të para 25 vitesh me ish-ushtarët e UÇK-së.

Serbia ka lëshuar me qindra fletarreste përmes Interpolit për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në bazë të një fletarrestit të tillë, para tetë vitesh në Paris më datë 4 janar 2017, ishte arrestuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ish – kryeministri Haradinaj, më 6 qershor 2005 ishte ndaluar më parë nga autoritetet sllovene bazuar në të njějtin Urdhër Arresti nga Serbia!

Ndërkaq, Tomor Morina një pjestarë i UÇK -së, para pesë vitesh, kurse Blerim Ramadani, po ashtu pjestarë i UÇK-së, para disa ditësh u arrestua nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut! Kjo nuk është hera e parë që kryhen ndalime nga Maqedonia e Veriut me Urdhër Arresti të Serbisë!

Ne dhe miqtë tanë duhet edhe më shumë të jemi syçelë ndaj abuzimeve dhe iniciativave të fundit të Serbisë në lidhje me Interpolin! Zemërim . . .

Related posts

Nga sot tregtarët do t’i shpallin publikisht çmimet e shitjes në ueb faqet e tyre

Gjyla Halili

Z. MENDI QYRA, MBAJE PREMTIMIN, PAGOI PARATË

Gjyla Halili

“Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme”, Mickoski tregon se kur do të ketë rikonstruktim të qeverisë

Gjyla Halili