AKTUALE

Nga Xhevat Limani, reagim për vërsuljen ndaj ansamblit shqiptar dhe drejtorit Tolaj

Letër pushtetarëve shqiptarë-
Mos e vërtetoni thënien e Konicës se “shqiptari çdo gjë të fal por jo suksesin dhe famën”

Kohëve të fundit erdhi edhe deri tek ndryshimet e pushtetit nën Maqedoninë e veriut. Dhe këto procese kuptohen si dialektikë e vullnetit të Aleancave parazgjedhore. Ndryshimet ndodhën edhe përkundër ambicjeve të “Frontit evropjan” për vazhdimësi udhëheqjeje. Ndoshta është edhe e shëndetshme për një pjesë të madhe politikanësh që po prisnin të pensionohen nëpër poste ministrore. Le të ushtrojnë edhe rolin opozitar se gati harruan qëllimin dhe premtimet nëpër fushata elektorale.
Koha do dëshmojë fjalët e mëdhaja të vizionarëve imitues se ç’tagër do të paguajnë.
Në planin e programeve qeverisëse kjo është më se normale, por kohëve të fundit në media dhe mjete të informimit më ra në sy shqetësimi i drejtorit të Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve të shqiptarëve në Maqedoninë e veriut, z. Shkodran Tolaj. Është fakt i pamohueshëm suksesi i madh i z. Shkodran Zolaj me Ansamblin duke shënuar rezultate lakmitare që sfidon efhe Ansamblet tjerë kombëtarë në Prishtinë dhe në Tiranë.
E ka theksuar me aq konkretësi i madhi Faik Konitza konceptin e famës dhe lavdisë se “shqiptari çdo gjë të fal, por jo edhe suksesin, famën”.
Karrieristët kujdestarë mezi pritën ndryshimet dhe pa një pa dy iu vërsulën Institucionit që sapo u ngrit në këmbë dhe me prezentimet e vetë na bëri të ndjehemi krenarë. Natyrisht se ka vend dhe kohë edhe për projekte më serioze, por le të kemi durim.
Arti është krijimtari e jo prodhimtari dhe nuk bëhet me qejfe dhe inate, me urrejtje dhe xhelozi por me sakrificë dhe dashuri. Në këtë plan Shkodran Tolaj dëshmoi pjekuri dhe erudicion artistik.
Sa për forma tjera keqpërdorimesh apo veprimrsh joligjore, është punë e institucioneve të drejtësisë dhe jo individëve.
Le të më lejohet që të nënvizoj diçka që e parandjej pa paragjykim : kēngētari Shkodran Tolaj nga Kosova është dhëndërr Kërçove dhe për hir të dashurisë, tempullit të shenjë familjes u pajtua m fatin që të krijojë e veprojë në Maqedoninë e Veriut. Dhe ky ishte një shembull i shkëlqyer i konceptit kombëtar me reflektime reciproke. E kam fjalën për shqiptarët vendas që mbështetën idetë dhe vizionin e z Shkodran Tolaj të bindur se arti shpeshherë depërton më shpejt dhe më bindshëm se politika. Respekte për qëndrimet kombëtare dhe profesionale të pushtetarëve shqiptarë. Martesat janë shtylla vertebrale e kombit. Kujtoni vetëm sa intekektualë, doktorë shkencash, mjekë, inxhinjerë, arsimtarë dhe profesionistë të ndryshëm gjetën folenë e ngrohtë në Kosovën tonë. Kur vallë ne do ta lajmë këtë borxh të madh?
Më duket shqetësuese fushata e ndërmarrë ndaj artistit shqiptar nga Kosova z Shkodran Tolaj, edhe ate në kulmimet e arritjeve dhe pjekurisë artistike të Ansamblit. Nuk besoj që kjo fushatë linçuese është në Programet e VLEN -it, ndaj le të më lejohet të kërkoj nga personalitetet përgjegjës që kësaj dukurie t’i qasen shqipërisht me kod dhe me një ndjenjë të veçantë përgjegjësie. Individualitetet artistik maten pērmes veprave dhe jam I bindur qē Artisti Shkodran Tolaj po dēshmon rezultatet dhe cilēsi pēr t’u lakmuar.
Le ta zēmē sikur edhe tē ketē lēshime nē veprimtarinē e tij, kjo edhe mund t’u ndodhē tē gjallēve, asnjē I vdekur ende nuk ka gabuar, ndaj tē gjykojmē drejt dhe Shqipërisht.

Me respekte dhe bindje vēllazērore
Xhevat Limani
Artist shqiptar

Related posts

Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

Gjyla Halili

Nga sot në Shkup do të jepen letërnjoftime në stacionet kompetente policore, sipas vendbanimit

Gjyla Halili

ALI AHMETI “ QYTETAR NDERI “ I TIRANËS

Gjyla Halili