Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,85 % në raport me vendimin e datës 05.08.2024.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,531 %, te nafta për 2,143 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,449 % dhe te mazuti rritja është 3,070 %.
Nga data 13.08.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 71,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 70,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,748 (denarë/kilogram).
Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZELIT (D-Е V), ulen për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të i Мazutit М-1 SU rritet për 0,688 den/kg dhe tani ka vlerën 44,748 den/kg.