AKTUALE

Reagim nga Fevzi Edipi dhe artistët e SHKA “Shqiponja” Ansamblin shqiptar e ngriti drejtori Tolaj dhe aty u rritëm artistikisht”

Të dashur artistë dhe i nderuar drejtor Shkodran Tolaj!
Me keqardhje kam ndjekur situatën dhe sulmet mediale në adresën tuaj duke qenë i kujdesshëm mos marr anë sepse mbi të gjitha si organizator i ansamblit kam respekt dhe për ju dhe për kolegët!
Pamjet e kolegëve në press konferenca para institucionit ku kërkohej zgjidhje e statusit të punësimeve më kujtoi shumëçka: vallë po të ishin ky grup i “guximtarëve” kaq të organizuar që puna të bëhej në kohë, pa mungesa e përgjegjësi a do kishte pas nevojë të komentonim me ta me orë të tëra rreth punës?! Vallë këta që sot bëjnë kaq zhurmë për vendet e punës dhe brenda ore bëjnë shpërndarjen e pjesëmarrjes së ansamblit me 2 gusht para Parlamentit mbi 100 herë, si është e mundur që deri atë ditë asnjëherë publikisht nuk kanë promovuar asnjë projekt dhe punë të tyre në atë institucion?!
Pra e duan dhe kanë dashur institucionin apo mezi paskan pritur të hedhin baltë me “preteks” drejtorin!
Si organizator i ansamblit situatën brenda e njoh shumë mirë dhe dua që disa kolegëve të mi tu them “ jemi 4 administratorë të ansamblit dhe dy vullnetarë- vallëtarë që kemi punuar për ju dhe me ju me muaj pa pagë për shkak të bllokadave qeveritare dhe tani ju hidhni baltë mbi gjithçka për arritje qëllimesh kurse ne edhe pse të dëmtuar nga kjo Qeveri jemi në anën e të vërtetës, drejtësisë dhe njerëzores” Mos harroni se pavarësisht infiltrimeve politike secili nga ne duhet ti thërret ndërgjegjes që do ritakohemi sërish për ta parë njëri tjetrin në sy dhe fakti që për pesë vjet në atë institucion nuk u ndërmorr kurr asnjë masë nga drejtori ndaj atyre që kanë shkelur me dy këmbë shumë herë parimet institucionale, flet shumë!
Me përgjegjësi mund ta pohoj se në ansambël është punuar më shumë se kudo tjetër dhe gjitha ato suksese i kemi arritur të udhëhequr nga ky drejtor andaj të mos biem në konfrontim me vetveten e ti thërrasim ndërgjegjes sepse thellë në vete secili e din edhe të vërtetën për punësime por dhe kush është drejtori Tolaj! Nëse dikujt i ka konvenuar dhe i konvenon të thotë se “gjithçka është mirë, punon drejtori nga 12 orë por raportet njerëzore nuk janë në rregull, ia ka arritur qëllimit deri diku me këto zhurma por jo për faj të drejtorit”
Sidoqoftë institucioni me këto pamje është dëmtuar dhe si organizator i ansamblit dhe udhëheqës i shoqërisë “Shqiponjat” shprehë indinjatë për situatën e krijuar e cila si duket ka prapavijë të thellë politike me qëllimin e vetëm shkarkimin e drejtorit!
Mbi çdo ndryshim është ansambli që do jetojë andaj në mbrojtje të tij janë gjithë artistët e ansamblit “Shqiponjat” që e kujtojnë koncertin e 110 vjetorit të Pavarësisë në Teatrin e Operës dhe Baletit aty ku përkushtimi, puna dhe përpjekja e drejtorit Tolaj ishte shembullore duke na sjellur krenari në Shkup në çdo festë kombëtare!
Konica ka thënë “ shqiptari çdo gjë të fal por suksesin jo” por ne duhet të udhëhiqemi me shprehjen “ trimin vraje e hakun mos ia ha”
Këtë ansambël e ngriti Shkodran Tolaj dhe aty u ngritëm të gjithë ne artistikisht për pesë vjet prandaj çdo tentativë për të përmbysur këtë të vërtetë është e dëmshme!

Me shumë respekt nga unë Fevzi Ebipi
SH.K.A. “SHQIPONJA” Saraj .

Related posts

Kryeministri Kurti jep porosi të fuqishme nga Shkupi

admin

Dita e Evropës – aktivitete për fëmijë dhe koncert në orët e mbrëmjes në sheshin e Prishtinës

Gjyla Halili

Arrestohet 24 vjeçari nga Shkupi, kjo është arsyeja

admin