AKTUALE

557 personalitete e kolosë arti nga të gjitha trevat në krahë të drejtorit Shkodran Tolaj

Në adresë të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare ka arritur mbështetja e 557 personaliteteve artistike, akademike e mediale ndër ta maestro Zhani Ciko, primadonat e operës Edit Mihali e Marjana Leka, dirigjentja- Mjeshtre e madhe Suzana Turku, dirigjenti i Operës së Shqipërisë Edmond Doko, regjisori i Operës – Mjeshtër i madh Nikolin Gurakuqi, Nderi i Kombit Tinka Kurti, Nderi i kombit Margarita Xhepa, kompozitori Naim Gjoshi, kompozitori Ermir Dizdari, Mjeshtri i madh Minella Kureta, Mjeshtre e madhe Fatmira Breçani, Mjeshtri i madh Sejmen Gjokoli, mjeshtri i madh Nikollë Nikprelaj, mjeshtri i madh Kastriot Tusha, këngëtarët Irma Libohova, Dava Gjergji, vëllezërit Lamallari, Enkelejda Arifi, Myfarete Laze, Hysni Klinaku, Shaban Krasniqi, Hysni Alushi, Liri Rasha, Selajdin Miftari, Dervish Dervishi, Hatixhe Lushi, Hysni Hoxha, Argjend Lloga, bashkëpunëtorët nga ansambli “Shota” Agron Syla, Feim Leka, koreografët; Gjergj Prevazi, Genc Kastrati, Robert Nuha, aktorët; Xhevat Limani, Pajazit Murtishi, muzikologu Sami Piraj, udhëheqësit e shoqërive kulturore e artistike: “Jeta e re” Fatbardh Rufati e Tefik Dehari, “Anamorava”- Arianit Hetemi, “Anadrinia- Muharrem Morina, “Rrapsha”- David Junçaj, “Liria” Admir Nikaj, “Dedë Gjon Luli” Gjon Dushaj, “Pavarësia” Shtutgart Baki Mustafa, sekretari i Federatës për Paqe universale- Tiranë- Gani Rroshi, drejtori i kulturës, Viti- Valmir Sahiti, humanistja dhe poetja Dr.Flora Brovina, kryetar i Parlamentit të paqes në Diasporë- Can Tahiri, gazetari dhe diplomati i Natos- Bruksel Afrim Gjonbalaj, poeti Mentor Thaqi, përfaqësuesi i banorëve të Traboinit- Ilir Gojçaj, profesorët universitarë: Dr.Zana Shuteriqi, Dr.Naser Rugova, Ord.Nafi Jashari, Ord.Sabaudin Zhuta, Dr.Tahir Zajazi, Ord.Reshat Ameti, Dr.Sadik Emroja, Kujtim Sadriu, Ord. Bashkim Mexhiti, Kujtim Çaushi, Dr. Arifikmet Xhemaili, Ord. Zulqifli Ziba, Ord. Xhelil Rufati, gazetarët Milaim Zeka- Top chanel, Nuhi Bytyçi- RTK, Emin Azemi “Fakti”, Zekë Sinanaj- RTK, Bekim Adili- Tv Gurra: Asllan Bajrami, Genc Imeraj e Gazmend Agai- RTVSH, Fatos Hetemi “Plus TV” dhe artistë e intelektualë nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Çamëria, Diaspora, që janë në mbëshetje të artistëve për zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit të tyre dhe në mbështetje të drejtorit të ansamblit Shkodran Tolaj i sulmuar ditëve të fundit për pikë politike ditore!
Po e përcjellim për opinionin publik një pjesë të mesazhit të tyre:
“ Ansambli shqiptar na ka falur krenari për 5vite dhe politizimi i tillë dhe mëtejmë do të jetë i pariparueshëm. Nëse politika vazhdimisht i ka ndarë shqiptarët, kënga e vallja na ka mbajtur të bashkuar nga jugu në veri dhe kjo më së miri është reflektuar në Ansamblin shqiptar në RMV ku këtë frymë e mbolli dhe ushqeu drejtori e artisti z.Shkodran Tolaj i cili bashkë me shumë bashkëpunëtorë dhe stafin ka realizuar projekte kapitale që do të mbeten të pashlyeshme në histori! Ta mbrojmë ansamblin, artistët dhe drejtuesin e tij pa marrë parasysh polarizimet aktuale politike të cilat janë tejet të shprehura në Maqedoninë e Veriut dhe cak i tyre është pikërisht ky institucion dhe drejtuesi i tij!”

Related posts

Një memoar i shpirtit malësor

Gjyla Halili

Nga 15 nëntori, pajisje dimërore të detyrueshme për automjetet

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, pasdite me reshje lokale shiu

admin