Po afrohet 13 Gushti i vitit 2024, dhe në kalendarin kombëtar shënohet 23 vjetori i ngjarjes më të sukseshme në historinë e popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, Marrveshja e Ohrit!
Në historinë e truallit tonë ka pasur shumë marrveshje, por më e sukseshmja, me fitore të thellë dhe me vlera të mëdha, kombëtare dhe me vule ndërkombëtare, duke i lënë pas edhe atë të Rambujesë, të Konçulit, të Vjenës dhe shumë të tjera, është Marrveshja historike e Ohrit!
Marrveshja Korrnizë e Ohrit, e 13 Gushtit 2001, ishte dhe mbetet më e sukseshmja, edhe për faktin se asaj i parapriu njëri prej arkitektëve më të mëdhenj të luftës së organizuar politiko-ushtarake të popullit shqiptar para dhe pas vitit 2001, Udhëheqësi i madh dhe Kryekomandanti i
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atdhetari e patrioti i madh, i lavdishmi Ali Ahmeti!
Marrveshja e Ohrit, antishqiptarëve brenda e jashtë Maqedonisë së Veriut, ua ka shti dy këmbët me një këpucë, si thuhet një shprehje e popullit tonë!
Marrveshja e Ohrit, vendlindjen e saj nuk e ka nëpër kancelaritë euroatlantike, sikur marrveshjet tjera të mëparshme, sepse ajo ka lindur në malet e luftës për liri, atje ku luftonte e famshmja Ushtria Çlirimtare Kombëtare më prijësin e saj, Komandant Ali Ahmetin!
Vlera monumentale dhe historike e Marrveshjes së Ohrit, është dhe mbetet e madhe, por ajo do të kujtohet dhe nderohet me pietet të jashtëzakonshëm, edhe për faktin se arkitekti dhe sponzorizuesi i saj Ali Ahmeti, është gjallë dhe mbetet aktori dhe faktori më i padiskutueshmëm që e sundon dhe bashkë me aletët SHBA dhe BE, është kryepersonazh progresiv dhe vendimarrës për të ardhmen e ndritur dhe të lumtur të popullit shqiptar në Maqesoni të Veriut dhe në Ballkan!
Marrveshja e Ohrit, nën dirigjimin fantastik të arkitektit të saj Ali Ahmeti, mbetet marrveshja më e sukseshme, për mes të cilës populli shqiptar ka realizuar fitoren më të madhe dhe më pastër jo vetëm në Maqedoninë e Veriut!
Ismet Sylejmani,
Priahtinë, 9 Gusht 2024!