AKTUALE

BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit

Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.

Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike.

Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!

Banner

Related posts

Qeveria fton pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

admin

Danela Arsovska priti në takim pune ambasadorin britanik Matju Leson

Gjyla Halili

BFI i përgjigjet ftesës së Ambasadores Amerikane për dhurimin e gjakut dhe grumbullimin e ushqimeve

Gjyla Halili