AKTUALE

Kurti takon Mickoskin në Shkup, shoqërohet nga ministrat Gërvalla, Haxhiu e Aliu

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kurti në takim është shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Siç njoftojnë mediat në Maqedoni të Veriut, pas takimi atje do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.

Nga Qeveria e Kosovës e kishin konfirmuar për takimin e Kurtit me Mickoskin.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, ka deklaruar zëdhënësi Përparim Kryeziu.

Banner

Related posts

Mexhiti nga Ohri: Po rritemi e fuqizohemi në çdo lagje e qytet, jemi gati për fitoret e reja

Gjyla Halili

25 vjet nga Marrëveshja e Prizrenit, Krenar Lloga thirrje për unitet politik: “Shqiptarët dinë të flasin me një zë”

Gjyla Halili

Besimi: Ndryshime të miratuara në Ligjin e shpronësimit dhe partneritetit strategjik për realizim më të shpejtë dhe më efikas të të gjitha projekteve strategjike

admin