AKTUALE

BDI: Asnjë kërcënim, shnatazh e shpifje nuk na bën të dorëzohemi nga misioni fisnik

Pas kërcënimeve serioze dhe mesazheve të dhunshme drejtuar deputetëve të BDI-së, të cilat jo vetëm janë kërcënim për anëtarët tanë, por edhe sulm direkt ndaj vlerave dhe institucioneve demokratike të vendit tonë, i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtarë, mediave, shoqërisë civile që të jenë vigjilent ndaj këtij rasti, si sinjal i fillimit të rrënimit të rendit demokratik në vend.

Këto incidente tregojnë shkallën e lartë të intolerancës dhe urrejtjes që përhapet në të gjithë shoqërinë tonë dhe kjo duhet të dënohet nga të gjithë. VMRO-DPMNE së bashku me vazalët e tyre të tubuar në koalicionin humbës VLEN pasi e vodhën legjitimitetin e shqiptarëve, shkelën votuesin shqiptarë, siç duket nuk u mjafton vetëm ajo dhe kanë vendosur që të tentojnë të mbjellin edhe frikë tek votuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim duke sajuar tema e shpifje nga më të ndryshmet të organizuara e menduara mirë.

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë këto incidente dhe të nxjerrin para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e kësaj fushate të errët, antidemokratike dhe antiligjore.

Megjithatë, ua bëjmë me dije vazalëve, humbësve të zgjedhjeve, grabitqarëve të legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit VLEN se, BDI së bashku me gjithë anëtarët e saj, nuk ka frikë dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë, siç nuk është dorëzuar kurrë nga misioni fisnik për të ruajtur dinjitetin e çdo votuesi shqiptar dhe rendit demokratik në vend.

Neve nuk do të na zmbrapsin as fushatat e juaja të orkestruara me shpifje e me kërcënime, por gjithashtu u paralajmërojmë të bëheni gati të përballeni me skandalet e juaja që nuk kanë të ndalur për 1 muaj qeverisje.

Banner

Related posts

MILAZIM HOXHA – DAJA

Gjyla Halili

Von der Leyen viziton Shkupin, do të takohet me Siljanovskën dhe Mickoskin

Gjyla Halili

Marketet me qarkullim pothuajse të përgjysmuar pas bojkotit të qytetarëve, Qeveria për nesër paralajmëron detaje nga kontrollet inspektuese

Gjyla Halili