AKTUALE

Emigrantët votojnë në 2025! Miratohet Kodi Zgjedhor, 106 vota pro mbylljes së listave të kandidatëve, 2 deputetët që votuan kundër

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, shqiptarët do të votojnë me një kod të ndryshuar zgjedhor, ku risia është dhënia mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë, për t’u bërë pjesë të zgjedhjes të përfaqësuesve në parlament.
Në parim, 105 deputetë votuan pro, ndërsa Alibeaj, Basha, Sula, Jakupllari, Bakiu, Shehi, Duka dhe Mediu votuan kundër. Ndërkohë, pas largimit nga salla të Lulzim Bashës e disa kolegëve, në fund, në votimin nen për nen, 106 deputetë votuan pro dhe vetëm dy kundër (Sula dhe Alibeaj).

Kështu, me formulën e re për shpërndarjen e mandateve dy partitë e mëdha PS-PD ndryshe nga sa premtuan, forcuan vullnetin e kryetarit në hartimin e listës pasi plot 100 deputetë do emërohen prej tyre. Diskutimet e këtyre ndryshimeve u shoqëruan me debate e kundërshti.
Me këtë mënyrë janë në lojë 40 mandate… Sot po bëjmë një hap më shumë duke rritur masën e ndikim në përzgjedhjen e deputetëve. Për ata që thonë se është pazar ‘Rama-Berisha’ si 2008… Gaboheni shumë, u munduam dy vite për një reformë gjithëpërfshirëse”, u shpreh Damian Gjiknuri, ndërsa në mbyllje të fjalës, nga salla u dëgjuan fjalën “turp, turp”.

“Këtë e kam për kolegët e mi të opozitës. Gjetën një skuzim kur thatë se e paskemi kërkuar ne, partitë e tjera, ne kemi kërkuar jo më shumë se 1/3. Jo për të vendosur mbi 90% apriori. S’jemi grumbull bagëtish që ndjekim PS…. E quajmë veten të djathtë ne! E djathta e fiton votën përmes besimit të qytetarëve. Por ata të rinj që duan të futen në garë përmes votës, u themi stop se jemi ne të vjetrit njëherë. Si mundet të shkojë para nëse nuk përfshinë në garë njerëz të shquar? Mbyllja e listave është 80 deri në 90%. I shërben një grupi që ta shohin veten si politikanë të përhershëm”, tha Fatmir Mediu, në fjalën e tij.

Bujar Leskaj, tha se këto ndryshime dëmtojnë veçanërisht opozitën: “Nëse ne votojmë sot këtë Kod Zgjedhor, certifikojmë ndryshimet kushtetuese që bëri Rama më kërpëratat për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. Nëse votojmë këtë kod pa lejimin e koalicioneve, shërbejmë si noterë të rëndomtë të Ramës. Sistemi zgjedhor me lista të mbyllura u vendos 16 vite më parë me argumentet se krijon stabilitet në qeverisjen e vendit dhe hiqte mundësinë e futjes në garë të personave me precedentë penalë. Këto argumente u rrëzuan pasi Rama futi në Kuvend njerëz me precedentë dhe pastaj u detyruan të bënin ligjin e dekriminalizimit”.
Do të ketë garë me 140 deputetë, në garën me lista të hapura, pa asnjë prag. Mjafton një votë më shumë. Do të mjaftohej për të fituar shumicën e këtyre 40 vetave. Tani thonë që 40 është më e vogël se 6. Po çfarë matematike është kjo”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Erion Braçe u shpreh se vetë ai është kundër listës së mbyllur, por shtoi se do ta votojë pasi sipas tij është çështje vullneti politik: “Mazhoritar drejtpërdrejtë me një zonë elektorale do doja. Është çështje vullneti politik dhe duhet të bindesh. Por nëse më pyesni unë jam për mazhoritar të pastër. Unë kështu kam dalë deputet”.

Paktin mes PS-së dhe PD-së, Lulzim Basha e cilësoi Pazar për të ruajtur pushtetin: “Është një listë dopio e kyçur. Motivet që i bëjnë këto palë një parti nuk janë paratë siç tha një parafolës, janë provat që ju duhen kryetarëve të këtij teatri, provat që ju duhen për një motiv edhe mbi të, që është frika. Sot mbyllet me pazarin për listat e mbyllura. Politikanë që për interesin e tyre i kundërvihen interesit të qytetarëve”.

Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pas hapjes së procesit të regjistrimit nga KQZ aplikon në mënyrë individuale për regjistrim në listën e këtyre zgjedhësve. Votat e tyre do të dërgohen me postë dhe këtë parashikohet në kod se KQZ përzgjedh me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë dhe reputacion ndërkombëtar që siguron postë të shpejtë.

Related posts

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së, Isuf Ceka nga Tetova

admin

Kur takohen dy femra super elegante: Vëmendjen tërhoqi takimi i dy mbretëreshave

admin

Tridhjetë vite nga marrëdhëniet diplomatike mes RMV dhe Japonisë, kështu e shënoi këtë datë ministri Bujar Osmani

Gjyla Halili