AKTUALE

Mexhiti: Sot fillon rrënimi i perandorisë së kumarit

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka shpallur sot “fillimin e rrënimit të perandorisë së kumarit”, të ndërtuar nga ana e qeverisë së kaluar. Ai ka shkruar se me marrjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit për “heqjen e kumarit nga shtëpitë, familjet e fëmijët tanë!
“LLOTARIA sot është kthyer në sinonim të korrupsionit dhe pastrimit të parave të nëntokës ruso-serbo-bullgare përmes përhapjes masive të kazinove, lojërave të fatit dhe bastoreve. Këtë sëmundje nuk është e lehtë ta eleminojmë. Por, duke filluar me sot, ne do ta luftojmë përmes institucioneve dhe përmes ligjeve. Sepse e kemi për detyrë dhe për obligim përpara prindërve tanë, përpara fëmijëve tanë, përpara shoqërisë tonë”, ka deklaruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Vjosa Osmani pritet me ceremoni zyrtare nga Stevo Pendarovski

admin

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Gjyla Halili

Qentë endacak, Merko: Kur mund të theren qengjat, pse të mos vriten edhe qentë

admin