AKTUALE

Arrestimi i veteranit të UÇK’së, Ambasadori Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se për momentin shtetasi kosovar Blerim Ramadani është në ndalim në Maqedoninë e Veriut me fletarrest nga ana e Serbisë për krime të pretenduara të kryera gjatë luftës në vitin 1999.

Ai gjithashtu ka siguruar se ka një rast të fortë që Ramadani nuk do të dorëzohet Serbisë.

“Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë,” u shpreh Qehaja për Debat Plus.

Banner

Related posts

Akademi përkujtimore kushtuar 5 Majit, Dita e Dëshmorëve të Kombit

Gjyla Halili

Për shkak të reshjeve të borës, ndalohet qarkullimi në disa akse rrugore

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti në takim Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës Michael O’Flaherty

Gjyla Halili