AKTUALE

Erdhi Dita! Djali i dëshmorit të UÇK-së, Ridvan Nezirit emërohet drejtor nga rradhët e VLEN-it!

Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga koalicioni VMRO-VLEN gjatë ditës së sotme ka emëruar një sërë pozicionesh drejtuese të institucioneve në vend. Një ndër emrat që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit është ai i Eljesa Nezirit, i cili është emëruar si drejtor i Agjencionit për Pronësi Industriale-Shkup, shkruan 3-shi.net.

Kujtojmë që Eljesa Neziri është djali i komandantit tashmë të ndjerë të UÇK-së, Ridvan Nezirit i cili u vra nga shërbimet sekrete në vitin 2003, kështu duke i lënë dy fëmijë jetima, në mesin e të cilit edhe Eljesain asokohe vetëm 7-vjeç.

Emërimi i Eljesait në pozicionin drejtues dëshmon përqëndrimin e koalicionit VLEN, e në veçanti të liderit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit ndaj strukturave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ndryshe, emërimi i Eljesa Nezirit si drejtor në Agjencionin për Pronësi Industriale vjen pas një përvoje në pozita udhëheqëse si Higjiena Komunale dhe Drejtoria për të Ardhura Publike.

Po ashtu, Eljesa Neziri ka edhe një karrierë të bujshme sportive me medalje të ndryshme të futsalit vendor dhe ndërkombëtarë.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Gjyla Halili

Shporta minimale në muajin mars ka arritur në 58.998 denarë

Gjyla Halili

Grubi : Vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë

Gjyla Halili