AKTUALE

IMAMI XHAMISË SË LARME MIRËPRET SHOQATËN ZVICRANE G.C.M.

Sot, 12.07.2024, Imami Xhamisë së Larme Mr. Emir ef. Kasami mirëpriti Shoqatën Zvicërane GCM (Komuniteti i Krishterëve dhe Myslimanëve në Zvicër) e cila promovon dialogun ndërfetar në Zvicër dhe synon rritjen e mirëkuptimit ndërmjet njerëzve me botëkuptime të ndryshme fetare e kulturore.

Kjo shoqatë udhëhiqet nga Angela Büchel Slatkovic dhe teologu i mirënjohur shqiptar Zeadin Mustafi. Ata me mbi 20 persona përfshirë teologë të krishterë dhe myslimanë vizituan Xhaminë e Larme në Tetovë.

Mysafirët ndoqën nga afër faljen e Namazit të Xhumasë dhe më pas imami Emir ef. Kasami përpara tyre ligjëroi mbi historikun e Xhamisë së Larme dhe vlerat e saj arkitektonike.

Banner

Related posts

Gjykata Penale refuzoi kërkesën për rigjykim në rastin “Alfa”! Agim Islami: Kjo i bie që në qoftë se Maqedonia s’ka kirurg për të ta shpëtuar jetën, duhet të vdesësh se nuk pranohet mjekë nga jashtë

Gjyla Halili

Atdhetari Anton Marku Junçaj: Të ruajmë vlerat tona kombëtare si Xhubleta, kërkoj nga Bashkia e Malësisë Madhe dhe Komuna e Tuzit të kthejnë kokën dhe nga mërgimtarët në bashkëpunimin për trashigimi

admin

Zylbeari: Rrahja brutale e nxënësve shqiptarë në Tetovë dhe incidenti i ngjashëm në Manastir janë tregues të qartë se klima e urrejtjes dhe diskriminimit po përshkallëzohet

Gjyla Halili