AKTUALE

Mexhiti premton investime të rëndësishme në Parkun e Prespës

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit Ministër i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti së bashku me ambasadorin e e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer kanë vizituar Parkun e Prespës. Nga atje Mexhiti ka premtuar investime të rëndësishme për këtë rajon që përfshin parqe kombëtare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi.
Postimi i plotë:

Ngjarja e sotme, shënon një hap të madh përpara në mbrojtjen dhe promovimin e Parkut të Prespës, një zonë e mbrojtur ndërkufitare që përfshin parqe kombëtare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi. Kjo zonë përfaqëson një trashëgimi shumë të vlefshme natyrore, dhe është detyrimi ynë, që ta mbrojmë këtë pasuri!

Investimet e rëndësishme që do të realizohen, përfshijnë përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza dhe të mbeturinave në komunën e Resnjës, restaurimin e burimeve natyrore, si dhe mbështetjen e bujqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm. Këto projekte synojnë edhe të përmirësojnë cilësinë e jetës për komunitetet lokale, përmes infrastrukturës së përmirësuar dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të botës.

Ne jemi të përkushtuar për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar, duke siguruar që asnjë person dhe asnjë rajon të mos neglizhohet. Me mbështetjen financiare nga BE-ja dhe kontributin vetanak të shteteve tona, ne do të punojmë së bashku për të ruajtur biodiversitetin, për të siguruar një mjedis të pastër dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Të punojmë së bashku për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Related posts

Siljanovska-Davkova: Kanë filluar bisedimet për përbërjen e re të Komisionit për Falje

Gjyla Halili

“Puls” ka qenë në arkivat e policisë që nga viti 2022

Gjyla Halili

Mickoski: Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Tetovës, kërkoj publikisht rishikimin e punës së gjyqtarit

Gjyla Halili