AKTUALE

Ngritet kallëzim penal ndaj Besija Iljazit ish drejtoreshës së Klinikës Universitare për Toksikologji

MPB ka njoftuar se Më 12.07.2024, Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, Njësia për korrupsion në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, ngriti kallëzim penal kundër B.I. (29) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “shpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 353, paragrafi 3 dhe paragrafi 1 të Kodit Penal.

E pandehura B.I., në cilësinë e ushtrueses së detyrës së drejtorit organizativ të Institucionit Publik Shëndetësor – Klinika Universitare për Toksikologji, duke tejkaluar autorizimet e saj zyrtare në periudhën nga 14.02.2024 deri më 24.06.2024, me qëllim të sigurimit të përfitimeve të paligjshme pasurore për 17 persona, më 15.05.2024 ka nënshkruar 15 kontrata për punë me 15 persona të cilët ishin të angazhuar në Klinikën Universitare për Toksikologji (dhe persona të tjerë pa bazë ligjore të rregulluar për praninë e tyre në klinikë), pas çka, retroaktivisht, për personat e supozuar të angazhuar për punë, për muajt prill dhe maj 2024 ka lëshuar dy urdhra pagese dhe ka kryer pagesën e kompensimit mujor për angazhimin e supozuar në një shumë totale prej 659,781 denarë me përfshirjen e tatimit personal mbi të ardhurat.

Pagesat e përmendura janë kryer në mënyrë të paligjshme, me çka e pandehura B.I. ka dëmtuar Institucionin Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Toksikologji për një shumë totale të pagesave të kryera me tatimin e paguar prej 659,781 denarë.

Sipas të dhënave të lartpërmendura, e pandehura ka kryer veprime zyrtare të cilat nuk duhej t’i kryente, domethënë B.I. ka kryer vepër penale “shpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 353, paragrafi 3 i lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal, duke dëmtuar Institucionin Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Toksikologji për shumën prej 659,781 denarë.

Related posts

Dështojnë negociatat për bashkim, Alibeaj prezanton Mark Ruçin si kandidat të Partisë Demokratike zyrtare në Mirditë

admin

Zelensky në Tiranë/ Snajperistët në gatishmëri nga tarracat e ndërtesave

Gjyla Halili

Ziadin Sela dhe Musa Xhaferi bashkë bën iftarë dhe hapën shtabin zgjedhor në Ohër

Gjyla Halili