OPINIONE

IDEJA E SUNETIT  SI BURIM THEMELORË  PËR MUSLIMANËT

Taxhudin Hamidi-Tetovë

Suneti nuk është një traditë që ka mbetur në histori dhe që konsiderohet si e kalua ose e vjetëruar, demode.

Ai posedon stilin e gjallë dhe modern edhe në kohën e sodit, pra, në çdo kohë, si në gjuhën e elekuencës, shkencës, rekomandimeve gjithpërfshirëse dhe rregullimin e gjendjes morale dhe politike të çdo vendi.

Ai është adresa e mirkuptimit dhe negociatave për zgjidhje përfundimatre.

Fjala sunet : nënkupton, sjellje, praktikë , përudhësi dhe lidhje e forte e pandashme e sheriatit islam.

Por , që një sjellje dhe një veprimtari të emërohet si sunet, praktikë e Muhamedit Alejhiselam duhet të përmbajë këta karakteristika:
-orgjinaliteti;
-vazhdimësi;
-vetëdije;
-drejtësi;
-maturi;
-rregulësi dhe
-kontinuitet të racionalitet të shëndoshë.

Ndryshe , sunet nënkuptonë shembulli dhe udhërrëfimi i përgjithshëm i Muhamedit Alejhiselam.

Suneti është përkufizuar edhe si përmbledhje parimeshdhe vlerash fetare.

Konkretisht, parime udhërrëfiese të Dërguarit të fundit në sferën shoqërore, politike, ekonomike dhe etike në kuadër të shoqërisë musliamne.

Për pasojë, suneti nuk është vetëm një burim apstrakt dijeje dhe njohurish fetare që drejtonë shkëlqyeshëm jetën e besimatrit , por është një përmbledhje vlerash jetësore, që ka qenë burim ekzistence , dije, etike, mendimi dhe sistem vlerash kruciale me motive të larta për muslimanin në tërësi.

Suneti është përudhësi e e mësuesit të njerëzimi, anticipatorit dhe pejgamberiti të fundit, Muhamed Alejhiselam që u ka treguar rrugën muslimanëve , duke filluar nga parimet e besimit dhe ibadetet e deri te të gjitha çështjet e përditshmërisë (nga pastrami, veshmbathja dhe ushqimi dhe mënyra e të menduarit drejtë).

Suneti është një elemen konstituiv i kulturës dhe civilizimit musliaman.

Suneti pas lindjes së islamit ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe të pa mohueshëm në zgjerimin e ilsamit të drejtë dhe përparimatrë.

Musliamnët në gjith botën si model kanërrë Sunetitn e Muhamediti Alejhiselam .

Kudo që të shfaqet kultura islame dhe muslimane padyshim aty d’të takosh edhe Sunetin e Muhamedit Alejhiselam .
Suneti i Muhamediti Alejhiselam ka vulosur fizionominë e islamit dhe ka përvëjuar një pejsazh të përbashkët fetarë në botën islame.

Madje ky unitet i sunetit nuk është rreflektuar vetëm te besimet dhe ibadetet, por edhe te ushqimi , veshmbathja te primet etike dhe si i tillë ka tërhequr vëmendjen e shumë studjuesve të huaj , që sunetin ta konsiderojnë si burim themelor të ontropologjisë sociale dhe kulturore të shoqërive islame .

Nk duhet haruar se subeti është njëkohësisht edhe një histori ndryshimi.

Ai është adresa ku ndodhet shekulli lumturisë, drejtësisë, barazisë dhe stabilitetit në këtë botë.

Suneti edh sot tregon dhe shfaq dhe rreflekton pranverën dhe freskinë e çdo iniciative, përpjekje dhe suksesi.

Vetëm të kujtojmë se si e parashikon dhe rregullon çështjen e pastrimit urban.

Muhamedi Alejhiselam , hedhjen e mbeturinave që mund t’i pengojë njerëzit e ka inkuadruar në përkufizimin e besimit.

Muhamedi Alejhiselam përmes sunetiti të tij kishte obligim komunikimin urdhrave fetare.

Suneti ishte larg mendjemadhësisë dhe teprimit.

Shkaqet e lëkundjeve dhe shembjeve përmbrenda shoqërive janë kërkuar vetëm te dobësia e besimit –imanit.

Pa mos e kërkuar ate edhe tek sjellja , praktika dhe përudhësia dhe kontinuiteti racioanal i Sunetit .

Kurse dobësia e besimit është lidhur me humbjen e mendimeve të çiltra e të pastra të periudhës së lumtur 23 vjeçare të misionit pejgamberik të Muhamedit Alejhiselam .

Pra suneti i Muhamedit Alejhiselam ka ruajtur mendim e çiltërt në raport me Krijuesin, njeriu me tjetrin etj.

Muhamed Ikbal thotë:

“ Pejgamberi i islamit është vendosur në qendër të botës së vjetër dhe të re.
Duke u nisur nga burimi i vahji-shpalljes që ka komunikuar i takon kohës së vjetër.
Ndërsa nga aspekti i shpirtit të shpalljes që ka komunikuar nga ana e tij , ai i takon botës së re ”.

(xhxhxh!)

Related posts

PUBLIKU DHE FEJA NE AMERIKË

Gjyla Halili

HEROI I KOMBIT REXHEP MALAJ, UDHËHEQËSI I POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI DHE PROF. DR. SC. FITORE MALAJ

Gjyla Halili

LOGJIKA EGOISTE DHE  PREPOTENTE E DJALLIT

Gjyla Halili