AKTUALE

Ministri Nikollovski e ka dërguar Ejup Rrustemin në Prokurori, për Grubin ende nuk dihet!?

Banner

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski pret që Prokuroria Publike të hapë procedura për krime të mundshme në projekte kapitale.
Edhe më herët kemi pasur indikacione për krim të mundshëm me paratë e buxhetit. Por këtë dyshim e vërtetojnë edhe pretendimet e Entit Shtetëror të Revizionit në raportin për realizimin e investimeve kapitale. Për këtë arsye kam thirrur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tashmë kam dorëzuar tre raste, dy prej të cilave lidhen drejtpërdrejt me informacionin e publikuar nga revizioni shtetëror. Dhe për këtë pres që Prokuroria të jetë më efikase dhe menjëherë të hapë procedurë për ta”, sqaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Edhe pse ministri Nikollovski nuk ka përmendur emra, supozohet se në Prokurori tashmë është dërguar ish drejtori i Agjencisë së rrugëve, Ejup Rrustemi, sepse vëtjetjet e Revizionit Shtetëror ishin kryesisht për Agjencinë në fjalë. Kurse për ish zv/kryeministrin Artan Grubi, si përgjegjës për Korridoret 8 dhe 10D, ende nuk ka informacion të sigurt.
Lidhur me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Nikollovski theksoi se janë konstatuar tri probleme kryesore, përkatësisht shpronësimi i tokës që ende nuk ka përfunduar, çështjet e pazgjidhura pronësore juridike me disa pika karburanti dhe kthesat e projektuara keq. duhet ridizajnuar./Zhurnal

Banner

Related posts

Këshilli për të drejta të njeriut i KB-së do të debatojë për gjendjen në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Bexheti përkujton 31 vjetorin e rënies së dëshmorit Halil Latifi

Gjyla Halili

Këshilltarja e Vmro-Dpmne-së dorëhiqet mes lotësh: “Udhëheqsia mendon vetëm për pushtet”

Gjyla Halili