AKTUALE

Deputetja e BDI-së godet fort Taravarin: Servil lind, nuk bëhesh!

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka goditur servilizmin e ministrit të VLEN, Arben Taravarit, të cilit i drejtohet me “servil lind, nuk bëhesh”.

Deputetja Ajdari, ka reaguar ndaj servilizmit të Taravarit edhe me qëndrimin e Fan Nolit, i cili ka demaskuar interesxhinjtë, me qëndrimin epik: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar apo që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari.”

Deputetja e BDI-së, ka theksuar se “si mund të mohohet gjaku i ushtarëve të UÇK-së dhe gjaku i njerëzve të pafajshëm? Por a thua e kanë përjetuar luftën?! E kanë ndjerë në lëkurën e tyre? Iu ka rënë në kokë?! Jo të gjithë e përjetuan njejtë!!”.

Postimi i deputetes Rina Ajdari:

Servil lind, nuk bëhesh! E sa shumë të tillë kemi pasur gjatë historisë, e sa të tillë kemi edhe sot përreth nesh. Nuk të duan dhe nuk të respektojnë të huajt më shumë nëse nuk e respekton dhe vlerëson kombin tënd, gjuhën dhe flamurin. Ata vetëm mund të ju përdorin dhe kur më nuk do të kenë nevojë për ju, do ju flakin si leckë tutje. Por jo pa çmim! Për këtë lloj të qenieve, që as humane nuk meritojnë të quhen, rilindasi i ynë Fan Noli pati thënë: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar apo që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari.”
Si mund të mohohet gjaku i ushtarëve të UÇK-së dhe gjaku i njerëzve të pafajshëm? Por a thua e kanë përjetuar luftën?! E kanë ndjerë në lëkurën e tyre? Iu ka rënë në kokë?! Jo të gjithë e përjetuan njejtë!!
Qeveritë shkojnë e vijnë prandaj mos nëpërkëmbni e mos nënçmoni gjithçka shqiptare në këtë shtet që as multietnik nuk mund të quhet.
#vazalitetinëvepër
#palegjitimitet

Banner

Related posts

A do të ndahet Fronti Evropian për Lokalet?

Gjyla Halili

Kovaçevski: Në njësinë zgjedhore 6 të gjithë kanë kandidatë nga e kaluara, vetë LSDM ka kandidat për të ardhmen me Agron Demirin

Gjyla Halili

Ky është Blerant Ramadani, një emër i ri që synon Komunën e Sarajit me vizion modern dhe përvojë botërore!

Gjyla Halili