AKTUALESHQIPËRI

Rama takon senatorët e SHBA, rikonfirmojnë përkushtimin ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Banner

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis, shprehën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor pas një takimi që zhvilluan në Uashington me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanovic, të cilët gjenden atje për Samitin e NATO-s.

Ata vlerësuan kontributet e vendeve të rajonit në NATO, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën si dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal.

“Ne kemi mundësi të demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur përparimin e secilit nga këto vende drejt anëtarësimit në BE – gjë që do të ndihmonte që aleanca jonë transatlantike të arrinte stabilitet rajonal dhe global”, e cituar nga VOA.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është kritik për sigurinë e Evropës dhe, si bashkëkryetarë të Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, ne e bëmë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’iu kundërvënë regjimeve totalitare”, tha senatori Tillis. Në takim morën pjesë edhe senatorët republikanë: Mike Rounds, Jerry Moran dhe Pete Ricketts./Alsat

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor me mosbesim të votuar, në vend që të japin dorëheqje, arsyetojnë dënime me dy vite burg për vrasjen e një vajze të re në vijat e bardha

Gjyla Halili

Kovaçevski: VMRO u thotë ambasadave na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën

admin

Talat Xhaferi lartëson Ali Ahmetin: Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike

Gjyla Halili